Një zjarr ka rënë në stacionin elektrik në lagjen 18 të Korçës, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në zonë. Dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një defekt në një transformator.
Ekipet e zjarrfikësve arritën të shuajnë flakët, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.