34.4 C
Tiranë
Friday, August 7, 2026

Rajmonda Nika një fitore ligjore: SPAK Regjistron çështjen e “21 Janarit”

Pas një viti kundërshtish gjyqësore nga Rajmonda Nika, bashkëshortja e të ndjerit Aleks Nika, Prokuroria e Posaçme (SPAK) iu bind Gjykatës së Lartë dhe regjistroi çështjen e “21 Janarit”. Megjithëse në denoncim përmenden ish-kryeministri Sali Berisha, ish-ministri i Brendshëm Lulzim Basha dhe ish-komandanti i Gardës Ndrea Prendi, SPAK e regjistroi çështjen pa emrat e tyre.

Në njoftimin për shtyp, SPAK zbuloi dje se e regjistroi procedimin për vrasje në rrethana cilësuese, shpërdorim detyre në bashkëpunim dhe veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës, pasi siç shton Prokuroria e Posaçme, dyshohet se mund të jenë kryer nga ish-funksionarë të lartë shtetërorë gjatë ushtrimit të detyrës. Ashtu siç e urdhëron Gjykata e Lartë, SPAK deklarohet kompetent për këto hetime dhe kërkon të tërheqë fashikujt e “21 Janarit” pranë Prokurorisë së Tiranës për të zbuluar vrasësit e Aleks Nikës.

Reagon Lulzim Basha

Ndërkohë, Lulzim Basha, asokohe ministër i Brendshëm, reagoi dje për këtë çështje gjatë një konference për mediat. I pyetur lidhur me hetimin e SPAK për këtë çështje, zoti Basha theksoi se është i gatshëm dhe në dispozicion të drejtësisë për zbardhjen e të vërtetës. “Të hetojë gjithçka, në mënyrë të paanshme. Ky ka qenë mesazhi im në 13 vite. Ky mbetet mesazhi im. Kam qenë dhe mbetem në dispozicion të çdo akti të drejtësisë për të bërë zbardhjen e plotë dhe drejtësinë për ’21 Janarin’”, deklaroi Basha, duke hequr përgjegjësinë nga vetja dhe lënë të nënkuptohet se llogari për këtë ngjarje duhet të japë ish-kryeministri Sali Berisha.

Po ashtu, i pyetur nëse si ministër i Brendshëm ka dhënë urdhër që qytetarët të qëllohen, Basha e mohoi këtë, duke theksuar se nuk ka dhënë urdhër për fshirjen e serverëve dhe duke ia faturuar të gjitha përgjegjësitë Sali Berishës. “Jo dhe jo“, deklaroi Basha para gazetarëve. I pyetur për rolin e kryeministrit Berisha në atë ngjarje, Basha deklaroi se këto punë i duhen lënë SPAK dhe GJKKO. “Kjo është konferencë për shtyp, nuk është GJKKO as SPAK, të lëmë SPAK dhe GJKKO të bëjnë punën e vet”, theksoi ai.

Akuzat ndaj Kryeministrit Rama

Më tej, Basha përqendroi akuzat ndaj kryeministrit Rama, duke thënë se ai ka shpërblyer gardistët e “21 Janarit”. “Çfarë informacionesh dhe të dhënash kam patur, i kam bërë publike, mbetem në dispozicion me çfarë kam dhe di. Ka tre dimensione: dimensioni njerëzor, 4 jetë njerëzish të pafajshëm është një tragjedi që duhet të marrë përgjigje. Dimensioni njerëzor, të hetohet gjithçka nga fillimi deri në fund. Dimensioni politik, pushkatarët që akuzon Rama i bëri kryetar PS, kryetar bashkie i pasuroi. Personi që e bëri në fillim aleat, kryetar kuvendi dhe president. Shqiptarët e kuptojnë që ’21 Janari’ ka edhe dimensionin e dhimbshëm politik”, nënvizoi Basha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...