11.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Zjarr tragjik në një spital për të moshuar në Hamburg: 3 të vdekur dhe rreth 50 të plagosur

Një ngjarje tragjike ka ndodhur gjatë natës në spitalin Marienkrankenhaus në Hamburg të Gjermanisë, ku një zjarr i fuqishëm ka shkaktuar vdekjen e të paktën tre personave të moshuar, ndërsa rreth 50 të tjerë janë plagosur, tre prej tyre ndodhen në gjendje kritike për jetën.

Sipas njoftimit të policisë gjermane më 1 qershor, viktimat janë të moshës 84 deri në 87 vjeç, të gjithë pacientë të pavijonit të kujdesit për të moshuar.

Zjarrfikësit njoftuan se zjarri shpërtheu rreth mesnatës në katin e parë të ndërtesës, duke përfshirë shpejt ambientet ku ndodheshin pacientët me lëvizshmëri të kufizuar.

“Disa të moshuar u evakuuan përmes korridoreve të ndërtesës me vështirësi për shkak të problemeve të tyre të lëvizjes,” – deklaroi zëdhënësi i zjarrfikësve, Lorenz Hartmann.

Ekipet zjarrfikëse arritën të ndalojnë përhapjen e zjarrit përpara se të kërcënonte pjesën tjetër të spitalit, duke shmangur një katastrofë edhe më të madhe.

Autoritetet e policisë së Hamburgut kanë nisur një hetim të plotë për të përcaktuar shkaqet e zjarrit, ndërsa spitali ka aktivizuar protokollet emergjente për zhvendosjen dhe trajtimin e pacientëve të dëmtuar.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe në opinionin publik gjerman dhe pritet që ditët në vijim të zbardhen më shumë detaje mbi shkaqet dhe përgjegjësitë e mundshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...