16.5 C
Tiranë
Friday, March 20, 2026
spot_img

Zjarri në Delvinë po përhapet drejt Borshit dhe Lukovës, autoritetet në gatishmëri

Vatra e madhe e zjarrit që ka përfshirë prej orëve të fundit zonën malore të Delvinës ka kaluar përtej kreshtave dhe është duke iu afruar rrezikshëm zonave të Borshit dhe Lukovës.

Sipas burimeve nga shërbimet zjarrfikëse dhe emergjencat civile, terreni i thyer dhe era e fortë po e vështirësojnë ndërhyrjen, ndërsa prioritet është mbrojtja e zonave të banuara.

Forcat zjarrfikëse të Sarandës, Delvinës dhe Vlorës ndodhen në gatishmëri të plotë, ndërkohë që banorët janë paralajmëruar të jenë të kujdesshëm.

Autoritetet po shqyrtojnë edhe mundësinë e përdorimit të mjeteve ajrore nëse situata përkeqësohet gjatë orëve të ardhshme.

Zjarret kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në sipërfaqe me bimësi të ulët dhe pyje, por deri tani nuk raportohet për dëme në banesa.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“U vra në sulmet ajrore”, eliminohet zëdhënësi i IRGC-së Ali Mohammad Naini

0
Zëdhënësi i Trupave të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), gjenerali Ali Mohammad Naini, është vrarë, sipas mediave shtetërore iraniane. Agjencia Tasnim raportoi se Naini u shpall...

Benjamin Netanyahu: “Lufta me Iranin do të përfundojë më shpejt nga sa besohet”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se konflikti me Iranin mund të marrë fund më shpejt nga sa parashikon opinioni ndërkombëtar, duke theksuar se Izraeli...

Tentativë grabitjeje në Pogradec: Autorët thyejnë argjendarinë, largohen kur panë policisë

0
Një tentativë vjedhjeje është regjistruar gjatë orëve të natës në një argjendari në lagjen nr. 3 të Pogradec. Sipas burimeve, dy persona të maskuar kanë...

“Gëzuar Fitër Bajrami”: Sheshet mbushen me besimtarë në gjithë Shqipërinë, mesazhe paqeje dhe harmonie

0
Atmosferë festive dhe shpirtërore ka përfshirë gjithë Shqipërinë këtë të premte, ku mijëra besimtarë myslimanë kanë falur namazin e Fitër Bajrami në sheshet dhe...

“Sot festohet Fitër Bajrami”, ja çfarë nuk duhet të mungojë në tryezën festive

0
Besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajrami, një nga festat më të rëndësishme të besimit islam, e cila vjen pas 30 ditëve të agjërimit gjatë...