19.5 C
Tiranë
Wednesday, May 6, 2026
spot_img

“Policia ka ardhur 10-15 herë në atë shtëpi” – Zënkat e përsëritura çuan në vrasjen makabre në Frashër të Fierit

Fshati Frashër në Fier është tronditur nga një ngjarje e rëndë që ka truar në dritë një dramë të heshtur familjare. Anesti Rama, 56 vjeç, u gjet i vdekur në banesën e tij, fillimisht i raportuar si viktimë e një aksidenti, por hetimet zbuluan të vërtetën makabre: ai ishte mbytur me tel nga vajza e tij, Emanilda Rama, 26 vjeçe.

E reja u arrestua nga policia, pasi më herët kishte tentuar ta paraqiste ngjarjen si vdekje aksidentale. Nëna e saj, Valbona Rama, është shoqëruar dhe po hetohet si bashkëpunëtore në krim, pasi dyshohet se ka pastruar trupin e të ndjerit për të fshehur gjurmët dhe për të inskenuar një version të rremë të vdekjes.

Zënka të vazhdueshme në familje, policia thirrur disa herë

Etmond Rama, kushëri i viktimës, tha për mediat se konfliktet në familje ishin të vazhdueshme, veçanërisht mes çiftit:

“Jo një herë, por 10-15 herë ka ardhur policia në këtë shtëpi për shkak të sherreve. Ishin të tensionuar prej kohësh.”

Sipas burimeve hetimore, vajza ka pranuar autorësinë, duke deklaruar se e vrau të atin sepse ishte fanatik dhe i kufizonte lirinë personale, nuk e lejonte të dilte apo të vishej si dëshironte. Ajo jetonte prej kohësh me prindërit, pasi ishte ndarë nga partneri.

Nëna në hetim për ndihmë në fshehjen e krimit

Hetimet treguan se trupi i viktimës ishte larë dhe pastruar, me qëllim për të fshirë çdo gjurmë dhune, ndërsa në pjesën e fytit u konstatuan shenja mbytjeje me mjet të fortë.

Valbona Rama është aktualisht në komisariat dhe përballet me akuzën e bashkëpunimit për fshehjen e krimit, ndërsa ngjarja ka tronditur komunitetin lokal, që e njihte familjen si të tërhequr dhe të mbyllur.

Prokuroria ka nisur hetimet për vrasje me dashje dhe fshehje të krimit, ndërsa pritet që të dyja gratë të dalin përpara gjykatës në ditët në vijim për masën e sigurisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 6 Maj 2026

0
⸻ ♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin. Vendimet e menduara mirë sot do të të japin rezultate më të mira. ♉ Demi Je në një fazë shumë të...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 6 Maj 2026

0
Më 6 maj 2026, moti në Shqipëria paraqitet kryesisht i qëndrueshëm dhe tipik pranveror, me kushte të këndshme në pjesën më të madhe të...

Salianji shpërthen ndaj Berishës: “Regjim Rama–Berisha, PD farsë dhe uzurpim i partisë”

0
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka ashpërsuar akuzat ndaj kryedemokratit Sali Berisha, disa ditë pasi u përjashtua nga gara për drejtimin e PD-së,...

“Nuk di a e meriton të rrijë më aty brenda ajo vajzë”, Ermal Mamaqi...

0
Mbrëmja e djeshme në spektaklin “Ferma VIP” u shoqërua me zhvillime të forta dhe tension të lartë mes konkurrentëve, pas eliminimit të Adionit dhe...

“Pyeste vetëm për shokët…” – babai i të miturit të plagosur rrëfen momentet pas...

0
Tragjedia e rëndë e ndodhur në Durrës, ku një aksident i mori jetën dy fëmijëve dhe plagosi një tjetër të mitur, vijon të trondisë...