11.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Zjarri në fshatin Hardhishtë, Kryebashkiaku Elton Arbana fajëson “dashakeqët”: S’meritojnë të jenë shijakas!

Shijak, 1 qershor 2025 – Një tjetër incident mjedisor ka tronditur banorët e fshatit Hardhishtë në Shijak, ku mbeturinat urbane janë djegur sërish, duke krijuar tym të dendur dhe rrezik për shëndetin publik. Banorët kanë denoncuar rastin përmes redaksisë së Dosja.al, duke theksuar se kjo nuk është hera e parë që ndodh, por një praktikë e përsëritur që u ka kthyer jetën në një ferr të përditshëm.

Në vend që të pranonte përgjegjësinë për menaxhimin e mbetjeve, kryebashkiaku i Shijakut, Elton Arbana, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka hedhur fajin tek “persona dashakeqës”, duke lënë të kuptohet se pas kësaj ngjarjeje qëndron Partia Demokratike.

“Në fshatin Çizmeli disa dashakeqës i kanë vënë flakën zonës përreth me qëllime dashakeqëse,” shkruan Arbana, duke falënderuar ekipet e emergjencës që ndërhynë gjatë natës për të neutralizuar zjarrin.

Në një gjuhë të ashpër dhe përjashtuese, kryebashkiaku ka sulmuar ashpër autorët e dyshuar të zjarrvënies, duke i quajtur “qenie të neveritshme” që nuk meritojnë të jenë as qytetarë të Shijakut, as politikanë.

“Autorë të tillë nuk meritojnë të jenë shijakas, as të merren me politikë, as të jenë familjarë. Qenie të neveritshme që s’meritojnë as respektin më të vogël. Qytetarët i kanë ndëshkuar më 11 maj,” vijon Arbana në reagimin e tij.

Megjithatë, në reagimin e tij nuk jepet asnjë shpjegim përse mbeturinat grumbullohen e digjen në zonë, apo përse nuk janë marrë masa parandaluese për të ndalur këtë praktikë që dëmton rëndë ambientin dhe shëndetin e banorëve.

Banorët e Hardhishtës kanë ngritur zërin për mungesën e trajtimit të duhur të mbetjeve dhe kanë paralajmëruar për rrezikun që po i kanoset komunitetit nga djegia e pakontrolluar e plehrave. “Po asfiksohemi nga tymi,” thanë disa prej tyre, duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme.

Ndërkohë, Policia e Shtetit ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve të zjarrvënies, siç konfirmoi edhe vetë Arbana, i cili u bëri thirrje institucioneve të zbatojnë ligjin me rigorozitet.

Rasti i Hardhishtës rihap debatin për menaxhimin katastrofik të mbetjeve në disa bashki të vendit, dhe ngre pikëpyetje serioze për rolin dhe përgjegjësinë e pushtetit vendor në garantimin e një mjedisi të shëndetshëm për qytetarët.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tritoli ndaj makinës së Oltjon Klosit: 7 të arrestuar, zbardhet skema e atentatit

0
Policia ka zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i makinës së Oltjon Klosit, i ndodhur më 10 mars, duke vënë në pranga...

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...