10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Zjarri në Tregun e rrobave në Shkodër: Më i madhi në 20 vite, tregtarët kërkojnë ndihmën e shtetit

Një zjarr i madh ka përfshirë tregun e rrobave të përdorura në Shkodër pasditen e 14 qershorit 2024, dhe është konsideruar si zjarri më i madh në 20 vitet e fundit. Shefi i repartit të zjarrfikësve, Bashkim Ramaj, njoftoi se për shuarjen e flakëve janë angazhuar jo vetëm zjarrfikësit lokalë, por edhe forcat zjarrfikëse nga Ulqini dhe Tivari. Shtatë mjete zjarrfikëse janë sjellë menjëherë në vendngjarje, ndërsa kanë asistuar gjithashtu ekipet e zjarrfikësve nga qarku i Lezhës dhe Malësisë së Madhe.

Rama theksoi se situata ishte e vështirë për shkak të intensitetit të lartë të zjarrit, gjë që nuk është parë në dy dekadat e fundit. Një problem serioz që pengoi ndërhyrjen e zjarrfikësve ishte parkimi i parregullt i makinave, dhe Ramaj bëri thirrje për ndërgjegjësimin e qytetarëve që të mos parkojnë vend e pa vend, veçanërisht në raste emergjente.

Tregtarët e prekur nga zjarri kanë bërë thirrje për ndihmën e shtetit për të rikthyer tregun dhe për të dalë nga situata e vështirë. Disa prej tyre shprehën dëshpërimin e tyre për humbjen e të gjithë mallrave dhe investimeve të tyre.

Një tregtar tha: “Kemi 22 vite që tregtojmë këtu. Na është djegur i gjithë malli që kishim aty, çdo gjë është shkrumbuar.”

Një tjetër tregtar kërkoi ndihmën e shtetit: “Të gjitha taksat i kemi paguar, kemi hedhur miliona këtu. Shyqyr që kemi shpëtuar vet, por shteti të mendoj sepse e kemi bukën e gojës. Një ditë pa punë, një ditë pa bukë. Jemi nga shtresë e lodhur, e kemi me djers dhe me gjak. Vini dorën në zemër për këto familje që janë në hall sot.”

Tregtarët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet për të rikthyer tregun dhe për të mbështetur familjet e prekura nga kjo fatkeqësi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...