19.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

“Zjarri në Zhamë u shua plotësisht”, Balla falenderon forcat zjarrëfikëse per gatishmërinë në shuarjen e zjarrit në Lushnje

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka falënderuar të gjitha shërbimet e përfshira në shuarjen e flakëve që rrezikuan që prej mbrëmjes së djeshme fshatin e Zhamës.

Balla tregon se nëse nuk do të punohej pa ndërprerje deri mëngjesin e sotëm, dëmet mund të kishin qenë shumë të mëdha.

Taulant Balla:

Falë punës së pandërprerë të forcave të zjarrfikëse të Lushnjes, Fierit, Divjakës, Beratit, Roskovecit, Rrogozhinës, Peqinit, Kuçovës, kompanisë Albpetrol, ndihmuar edhe nga efektivë të Forcave të Armatosura dhe punonjës të ndërmarrjeve të Bashkisë Lushnjë, zjarri në Zhamë u shua plotësisht. Shumë mirënjohje për përkushtimin dhe profesionalizmin e lartë, duke shmangur dëme shumë, shumë më të mëdha nëse nuk do të ishte arritur vendosja nën kontroll gjatë natës dhe nëse nuk do të ishte punuar pa ndërprerje deri në mëngjezin e sotëm.

Sipas informacioneve, 58-vjeçari Ramadan Zoga kishte ndezur një zjarr për djegien e mbeturinave në fshatin Zhamë, dhe më pas flakët janë përhapur duke djegur sipërfaqe të konsiderushme me ullinj, bimësi dhe shkurre.

opennews.al
opennews.al
opennews.al

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...