Një banesë dy katëshe u përfshi nga flakët pasditen e sotme rreth orës 15:00, në fshatin Kukur, pranë Gramshit.
Zjarri, i cili ka nisur ende në rrethana të paqarta, ka përfshirë shpejt të gjithë godinën. Kat i parë i banesës, i përdorur edhe si njësi shërbimi, ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse të Gramshit, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së tyre në objektet përreth.
Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa autoritetet po hetojnë shkaqet që çuan në përfshirjen e banesës nga zjarri.






