16.5 C
Tiranë
Tuesday, September 24, 2024
spot_img

Zv/komandanti ukrainas: Rusia ka shkelur premtimin e armëpushimit në Mariupol, nuk po lejohet evakuimi i civilëve

Një komandant ukrainas brenda rrënojave të kompleksit Azovstal në Mariupol ka regjistruar një video mesazh ku pohon se luftimet e ashpra në këtë pjesë të qytetit vazhdojnë.

“Është dita e tretë që armiku depërton në territorin e Azovstal. Lufta e ashpër e përgjakshme po vazhdon,” tha Sviatoslav Palamar, zëvendëskomandanti i regjimentit Azov.

“Mbrojtësit e qytetit kanë luftuar të vetëm për 71 ditë me forcat dërrmuese të armikut dhe tregojnë një qëndrueshmëri dhe heroizëm të tillë, saqë vendi duhet të dijë se çfarë do të thotë të jesh besnik ndaj atdheut,” tha Palamar në Telegram .

Ai tha se rusët kishin thyer zotimin e tyre për të lejuar civilët të largoheshin përmes korridoreve të evakuimit të enjten.

“Edhe një herë, rusët shkelën premtimin për një armëpushim dhe nuk lejuan evakuimin e civilëve që vazhdojnë të fshihen në bodrumet e uzinës Azovstal. I bëj thirrje komunitetit botëror të evakuojë civilët,” tha Palamar.

Ai gjithashtu i bëri një thirrje presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, duke thënë:

“Unë personalisht i bëj thirrje Komandantit të Përgjithshëm Suprem që të kujdeset për ushtarët e plagosur që po vdesin në agoni të tmerrshme nga trajtimi i pahijshëm. Jepni mundësinë për të marrë kufomat të ushtarëve në mënyrë që ukrainasit t’u thonë lamtumirë heronjve të tyre. Përgjigjuni në mënyrë të përshtatshme ndaj një situate kritike në të cilën armiku nuk respekton asnjë normë etike.”

Nga ana tjetër, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov hodhi poshtë raportet të enjten se ushtria ruse kishte hyrë në territorin e uzinës, duke thënë se urdhri i presidentit rus Vladimir Putin për të shmangur sulmin ndaj uzinës ishte ende në fuqi.

/CNN

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT