6.5 C
Tiranë
Tuesday, November 26, 2024
spot_img

Zyrtarët rusë tallen me Perëndimin: “Mund të publikojn orarin e pushtimeve, do të doja të planifikoja pushimet e mia”

Zyrtarët rusë janë tallur me Perëndimin pas paralajmërimeve të tyre se Moska mund të nisë një pushtim të Ukrainës pikërisht sot më 16 shkurt. Ukraina shpalli një “ditë uniteti” pasi data u sugjerua nga zyrtarët amerikanë dhe u raportua gjerësisht.

“Do të doja të pyesja nëse burimet e dezinformimit të SHBA dhe Britanisë… mund të publikojnë orarin e pushtimeve tona të ardhshme për këtë vit. Do të doja të planifikoja pushimet e mia,” shkruajti zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova në një postim në Facebook.

I dërguari i Rusisë në Bashkimin Evropian, Vladimir Chizhov, tha ndërkohë se luftërat në Evropë “rrallëherë fillojnë të mërkurën”.

“Kjo mund të mos jetë një garanci mjaft e fortë, por unë mund t’ju siguroj se, për sa i përket Rusisë, nuk do të ketë asnjë sulm këtë të mërkurë,” shtoi ai. “As nuk do të ketë ndonjë përshkallëzim javën e ardhshme apo javën pas, apo muajin tjetër”.

Zëvendësambasadori i Rusisë në Kombet e Bashkuara, Dmitry Polyanskiy, raportohet të ketë thënë se liderët perëndimorë duhet të vizitojnë një mjek për “paranojën” e tyre. Rusia ka njoftuar se po tërheq trupat nga kufiri i Ukrainës, por NATO – aleanca ushtarake perëndimore – thotë se nuk sheh ndonjë “reduktim” në terren dhe se në fakt, Rusia po vazhdon të rrisë prezencën e saj ushtarake.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT