16.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Zyrtari i NATO-s ngre alarmin: “Bjellorusia do të sulmojë së shpejti Ukrainën, po përgatitet të lejojë Rusinë të pozicionojë armë bërthamore”

Një zyrtar i lartë i inteligjencës së NATO-s, ka deklaruar se Bjellorusia mund të sulmojë së shpejti Ukrainën, si dhe po përgatitet të lejojë Rusinë të pozicionojë armë bërthamore në territorin e saj.

Duke folur në kushte anonimiteti, zyrtari tha se aleanca ishte e shqetësuar se trupat bjelloruse mund t’i bashkohen luftës në Ukrainë.

“Qeveria bjelloruse po përgatit mjedisin për të justifikuar një ofensivë kundër Ukrainës dhe vendosjen e afërt të armëve bërthamore ruse në Bjellorusi”, tha zyrtari.

Gjithashtu zyrtarët ukrainas kanë paralajmëruar publikisht se Bjellorusia mund t’i bashkohet luftës.

Ndonëse Bjellorusia ka lejuar trupat ruse të përdorin territorin e saj për të nisur operacione tokësore dhe ajrore, NATO nuk ka ende asnjë provë të fortë që trupat bjelloruse kanë marrë pjesë drejtpërdrejt në luftën në Ukrainë, tha zyrtari.

“Nuk po ju them se nesër do të vendosin armë bërthamore. Ajo që dua të them është se ata kanë ndërmarrë hapa politikisht që tani të jenë në gjendje të marrin armë bërthamore nëse merret një vendim i tillë”, shtoi ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tritoli ndaj makinës së Oltjon Klosit: 7 të arrestuar, zbardhet skema e atentatit

0
Policia ka zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i makinës së Oltjon Klosit, i ndodhur më 10 mars, duke vënë në pranga...

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...