18.2 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

“Akti i sabotazhit”, Rama për sulmin Kanalin e Ibër-Lepencit: “BE të heqi menjëher sanksionet ndaj Kosovës”

Kryeministri Edi Rama ka dënuar me forcë sulmin në Veri të Kosovës, ku një shpërthim me 15 kg eksploziv ka dëmtuar kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok. Rama e ka quajtur këtë akt një krim të rëndë, i cili cënon sigurinë e qytetarëve të Kosovës dhe dëmton procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet vendeve të rajonit.

Në reagimin e tij, Rama theksoi se ky krim duhet të zbardhet dhe ndëshkohet sa më shpejt, me mbështetje nga partnerët ndërkombëtarë. Ai gjithashtu bëri thirrje që Bashkimi Europian të angazhohet për një format të ri dialogu mes Kosovës dhe Serbisë. Kryeministri shqiptar nënvizoi se formati ekzistues ka dështuar të prodhojë rezultatet e dëshiruara dhe ka ardhur koha që çështjet e dialogut të kalojnë përmes marrëdhënieve bilaterale të BE-së me Kosovën dhe Serbinë, si dy shtete të pavarura, ku fati europian i secilit shtet nuk mund të varet nga dëshirat e shtetit tjetër.

Akti i sabotazhit mbi infrastrukturën kritike të furnizimit me ujë në kanalin e Ibër Lepencit është një krim i rëndë, i cili cënon jetën e qytetarëve të Kosovës dhe godet procesin e normalizimit të marrëdhënieve në rajonin tonë, ku të gjitha shtetet janë të përfshira në rrugën e integrimit në Bashkimin Europian.

Kjo goditje kriminale duhet zbardhur e ndëshkuar sa më parë me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë. Ndërkohë Bashkimi Europian duhet të heqë menjëherë sanksionet e mbetura ndaj Kosovës dhe të riangazhohet në një format të ri dialogu për normalizim mes Kosovës dhe Serbisë.

Formati ekzistues ka dështuar të prodhojë rezultatet e dëshiruara dhe është koha që çështjet e dialogut të kalojnë përmes marrëdhënieve bilaterale të BE-së me Kosovën apo Serbinë, si dy shtete njësoj të pavarura prej njëra-tjetrës, ku fati europian i secilit shtet s’mund të varet nga dëshirat a mosdëshirat e shtetit tjetër; ashtu sikundër fati europian i krejt rajonit s’mund të varet nga mosnjohja e Kosovës nga Serbia apo 5 shtete anëtare të BE-së.

Rama i bëri thirrje BE-së që të heqë menjëherë sanksionet ndaj Kosovës dhe të riangazhohet për normalizimin e marrëdhënieve në rajon, duke theksuar se fati europian i gjithë rajonit nuk mund të pengohet nga mosnjohja e Kosovës nga Serbia dhe pesë shtetet anëtare të BE-së.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...