6.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

103 vite nga Kongresi i Lushnjes/ Bajram Begaj: ” Duhet të bëhemi bashkë për të frymëzuar popullin si kanë bërë në të shkuarën”

Lushnjë është veshur sot kuq e zi dhe mirëpret të gjitha aktivitetet për nder të 103- vjetorit të nisjes së punimeve të Kongresit që hodhi themelet e shtetit modern shqiptar.

Në këtë aktivitet morën pjesë autoritetet më të larta vendore e qendrore si dhe nderon me pjesëmarrjen e tij dhe Presidenti i Republikës Bajram Begaj.

Kreu i shtetit tha se Kongresi garantoi sovranitetin e vendit, ndërsa theksoi se kjo ngjarje historike duhet parë si një datë ku të gjithë pa përjashtim të punojnë për arritjet kombëtare dhe të lënë pas mëritë dhe çështjet personale.

“Kongresi i Lushnjës është një ngjarje me mjaft rëndësi historike për Shqipërinë. Është një nga momentet kyçe kur u garantua sovraniteti i Shqipërisë. U riafirmua pavarësia e Shqipërisë e shpallur në 1912. U garantua vetëqeverisja dhe mirëfunksionimi i shtetit shqiptar dhe po ashtu u aprovua statuti i Lushnjës, i cili ishte dokumenti i parë e miratuar nga delegatë mbarëkombëtarë. E shkuara duhet të kujtohet, jo vetëm për figurat e rëndësishme, por edhe si moment reflektimi, për të nxjerrë mësime e frymëzuar. Kongresi i Lushnjës na frymëzon, gjithë ata delegatë vunë interesin e Shqipërisë mbi interesin e tyre, mbi mendimet e tyre të ndryshme. Vendosën se është më e rëndësishme Shqipëria. Mendoj se edhe sot është një ditë e rëndësishme për të gjithë ne, që për sfidat aktuale duhet të bëhemi të gjithë bashkë për t’u përballur, e për të frymëzuar popullin shqiptar siç frymëzoi Kongresi i Lushnjës”, tha Begaj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...

Ina akuzon banoret e “Big Brother”: “Dollapi im u bastis pas daljes sime”

0
Ish-konkurrentja e “Big Brother”, Ina, ka hedhur akuza të forta ndaj banorëve që vazhdojnë garën, duke i akuzuar për marrjen pa leje të veshjeve...

“Kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar familjen” – Babai i Selin Bollatit...

0
Në emisionin “Fan Club”, babai i Selin Bollati, Toni Bollati, ka komentuar situata të tensionuara brenda shtëpisë së “BBV 5”. Ai ka bërë të...