33.4 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

“12 milionë euro dëm ekonomik”- PD thirrje SPAK të hetojë shkaktarët e krizës së korrupsioni

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me krizën energjetike që pritet të godasë edhe vendin tonë, ndërsa nuk i ka kursyer akuzat për qeverinë ‘Rama’.

Partia Demokratike  në një dalje përmes deputetes Ilda Dhori i ka bërë thirrje Prokurorisë së Posaçme, SPAK që të hetojë “urgjentisht shkaktarët” e asaj që PD nuk e quan krizë energjitike, por “krizë korrupsioni”.

Sipas PD-së, nuk bëhet fjalë për një krizë globale, por krizë korrupsioni nga ana e qeverisë. Mes të tjerash PD i ka bërë thirrje SPAK që të hetojë shkaktarët e kësaj krize.

PD thotë se dëmi ekonomik që i shkaktohet shqiptarëve vjen nga blerja e energjisë elektrike me një çmim shumë herë të më të lartë se në bursë, nga përzgjedhja e një kompanie me ofertën më të shtrenjtë për ndërtimin e tuneli të Llogarasë si dhe duke përzgjedhur ofertat më të shtrenjta për ndërtimin e Unazës së Madhe të Tiranës.

“Partia Demokratike ka denoncuar dhe do të denoncojë të gjitha skandalet e kësaj qeverie dhe i bëjmë thirrje SPAK të hetojë me përparësi këto shpërdorime, me taksat e shqiptarëve duke i dhënë fund pandëshkueshmërisë.

Qytetarët e vendit më të varfër në Europë, nuk mund të paguajnë nga xhepat e tyre abuzimet e qeverisë më të korruptuar në Europë”, tha deputetja demokrate

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE

Prej ditësh qeveria po përpiqet të shesë si krizë energjie, krizën e korrupsionit dhe keqmenaxhimit të KESH dhe OSHEE.

Pas kësaj krize, qeveria po përpiqet të fshehë përgjegjësitë e saj, për gjendjen ekonomike në të cilën ndodhet shumica e familjeve shqiptare dhe sipërmarrësit e ndershëm, që nuk konkurojnë dot në një ekonomi jo konkuruese, të përqëndruar në pak duar.

Që kjo është një krizë korrupsioni dhe jo energjie, kuptohet edhe nga zgjedhjet e papërgjegjshme që qeveria ka bërë vetëm midis muajve shtator dhe tetor.

Sepse ndërkohë që flasin për krizë, u kanë shkaktuar qytetarëve shqiptarë një dëm ekonomik prej 40 milionë eurosh.

1) 10.6 milionë euro për blerjen e energjisë me çmimin më të lartë se bursa nga ana e OSHEE;

2) 12 milionë euro, duke përzgjedhur kompaninë me ofertën më të shtrenjtë për tunelin e Llogarasë;

3) 17.4 milionë euro, duke përzgjedhur ofertat më të shtrenjta për ndërtimin e Unazës së Madhe të Tiranës.

Pra, të nderuar qytetarë, kriza për të cilën flasin, është për ju, jo për qeverinë.
Sepse ndërkohë që varfëria, papunësia, çmimet dhe listat nëpër dyqane rriten, qeveria vazhdon të dëmtojë interesat e qytetarëve shqiptarë.

Partia Demokratike ka denoncuar dhe do të denoncojë të gjitha skandalet e kësaj qeverie dhe i bëjmë thirrje SPAK të hetojë me përparësi këto shpërdorime, me taksat e shqiptarëve duke i dhënë fund pandëshkueshmërisë.

Qytetarët e vendit më të varfër në Europë, nuk mund të paguajnë nga xhepat e tyre abuzimet e qeverisë më të korruptuar në Europë.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...