10.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

12 shtëpi të dëmtuara nga tërmeti në Klos, vijojnë pasgoditjet! Banorët ende të frikësuar

Pas tërmetit të mbrëmshëm me magnitudë 4.7 ballë të shkallës Rihter, me epiqendër në Klos, janë regjistruar pasgoditje deri në orët e para të mëngjesit të sotëm. Që pas lëkundjes me magnitudë 4.7 ballë, janë regjistruar disa pasgoditje, intensiteti i të cilave ka qenë në rënie të vazhdueshme. Pjesa më e madhe e tyre janë regjistruar në njësinë administrative Xibër të Klosit dhe magnituda nuk i kalon 2.7 ballë. Në dy pasgoditjet e fundit të regjistruara rreth orës 09:05, epiqendra ka qenë në Burrel me magnitudë deri në 3.1 ballë të shkallës Rihter. Ndërkohë përgjegjësi për emergjencat civile në Bashkinë e Klosit, Nerim Dema i kontaktuar nga Report TV tha se deri më tani raportohet se janë dëmtuar 12 shtëpi.

Qendra Kombëtare e Emergjencave Civile ka bërë me dije gjatë mbrëmjes së djeshme se tërmeti ka shkaktuar dëme të vogla materiale kryesisht në njësinë administrative Xibër të Klosit ku ka qenë edhe epiqendra. Në një pallat të Bulqizës të dëmtuar nga tërmeti i 2019-tës, u raportuan plasaritje të shtuara dhe banorët e kaluan mbrëmjen tek të afërmit e tyre. Lëkundjet e forta janë ndjerë në Klos, Tiranë, Lezhë, Fushë-Krujë, Durrës, Elbasan, Shkodër, si dhe Pogradec.

Korrespondentët e Report TV raportuan situatën në qytetet ku janë ndjerë lëkundjet, duke bërë me dije se fatmirësisht nuk ka persona të lënduar përveçse dëme të vogla materiale.

Në qarkun e Dibrës, ku edhe ishte epiqendra e tërmetit, konkretisht në Klos, u raportua për dëme të lehta në disa banesa, kryesisht plasaritje muresh si dhe në disa oxhaqe.

Në Tiranë nuk raportohet për dëme materiale, por lëkundjet e forta kanë krijuar panik tek banorët, një pjesë e të cilëve dolën nga banesat.

Në Elbasan, lëkundjet janë ndjerë të lehta dhe nuk ka pasur dëme në banesa.

Në Shkodër lëkundjet janë ndjerë të lehta në katet e sipërme të pallateve dhe nuk raportohet për dëme.

Në Durrës tërmeti është ndjerë i lehtë, por nuk ka shkaktuar panik tek banorët.

Në Lezhë pavarësisht se u ndjenë lëkundjet sizmike që shkaktuan frikë dhe panik tek qytetarët një pjesë e të cilëve kanë dalë nga banesat, nuk janë raportuar dëme materiale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...