13.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Rama intervistë për televizionin francez/ Strehimi i refugjatëve afganë, “Ne s’ua hapëm derën me kërkesë të SHBA, por sepse për ne, kjo është çështje respekti, ne jemi një vend mikpritës”

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë nga Nju Jorku për televizionin francez “TV5MONDE”. Kryeministri Rama është shprehur se Shqipëria, si anëtare e Këshillit të Sigurisë në OKB, i ka idetë e qarta.

“Për ne është një ngjarje historike që jemi pjesë e Këshillit të Sigurisë së OKB. Jemi një vend i vogël, por kemi ide të qarta dhe do të bëjmë çdo gjë që nevojitet për të çuar përpara objektivat e OKB. Për një botë më të mbrojtur ndaj ndryshimeve klimatike, për një botë më solidare dhe më të bashkuar kundër terrorizmit. Ne jemi aleatë krenarë të SHBA dhe të Francës”, u shpreh kryeministri shqiptar.

Kryeministri Edi Rama foli mbi angazhimin e Shqipërisë për të pritur 4 mijë refugjatë afganë.

I pyetur nëse po përpiqet të fitojë favore nga Uashingtoni, Rama i përgjigjet gazetares se vendimi për afganët nuk është marrë pas kërkesës së qeverisë së SHBA-ve, por pasi kjo është një çështje respekti ndaj histories dhe Shqipëria një vend mikpritës.

“Jo. Nuk është kaq e thjeshtë. Së pari, ne s’ua hapëm derën me kërkesë të SHBA, të qeverisë së SHBA.E hapëm derën sapo na kontaktuan disa organizata humanitare dhe të të drejtave të njeriut në SHBA, dhe thamë “PO”. Sepse për ne, kjo është çështje respekti ndaj  historisë, ne jemi një vend mikpritës, një vend që, me krenari ka qenë vendi i vetëm në Evropë që pati më shumë hebrenj pas Luftës së Dytë Botërore sesa para saj, dhe ku asnjë hebre nuk iu dorëzua nazistëve, jemi një vend që ka pritur gjysmë milion refugjatë lufte që u ikën masakrave të regjimit të Sllobodan Milosheviçit në 1999 dhe jemi një vend ku është shumë e rëndësishme që të mos harrohet, se ka një kohë për të kërkuar, ka një kohë për të dhënë. Ne kemi qenë afganët para 30 vjetëve, dhe po të mos kishte qenë mikpritja e italianëve dhe e të tjerëve nuk do të kishim mundur të dilnim nga ferri ynë, që nuk ishte një ferr i talibanëve islamistë, por ishte një ferr i talibanëve të kuq. Për të gjitha këto, për ne kjo është thjesht e natyrshme”, – u shpreh Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Keijsi flet pas përjashtimit nga Big Brother VIP: “E prisja vendimin, nuk pendohem për...

0
I ftuar në emisionin “Big Brother Radio”, Keijsi ka folur për herë të parë pas përjashtimit nga edicioni i pestë i “Big Brother VIP”,...

Operacioni “Storm” godet prostitucionin në Durrës, procedohen katër persona

0
Policia ka finalizuar fazën e 14-të të operacionit policor të koduar “Storm”, në kuadër të goditjes së veprimtarive të paligjshme të prostitucionit. Aksioni u...

Protestat e shoferëve bllokojnë kufijtë e Ballkanit, kundërshtohet sistemi i ri digjital i BE-së

0
Shoferët e kamionëve në disa vende të Ballkanit Perëndimor kanë intensifikuar protestat kundër pasojave të sistemit të ri digjital të Bashkimit Europian për hyrje-daljet...

Ekzekutimi i parë në Teksas për vitin 2026: i dënuari me vdekje vrau dy...

0
Teksasi ka kryer ekzekutimin e parë me dënim kapital për vitin 2026. Charles Victor Thompson, 55 vjeç, u ekzekutua me injeksion vdekjeprurës në burgun...

Horoskopi ditor, e Enjte, 29 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë që kërkon vetëpërmbajtje. Mos reagoni menjëherë ndaj situatave që ju tensionojnë. ♉ Demi Stabilitet dhe përqendrim. Një çështje praktike merr zgjidhje pozitive. ♊ Binjakët Komunikimi është...