28.5 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

Arrestimi i ish-kryeprokurorit LLalla/ Reagon Kryeministri Rama: “Po bëjmë një luftë të hapur ndaj korrupsionit, për shtetin e të drejtës”

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë nga Nju Jorku për televizionin francez “TV5MONDE”.

Kryeministri Rama foli në lidhje me situatën politike në vend, luftën ndaj korrupsionit, integrimin në BE, problematiken me zgjedhjet, si dhe arrestimin e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Gjatë fjalës duke iu përmendur edhe arrestimi i ish-kryeprokurorit Adrik Llalla, Rama tha se po bëjmë një luftë të hapur ndaj korrupsionit dhe arrestimi i tij është një fakt.

“Fakti që pandëshkueshmëria në Shqipëri nuk është më një normë, fakti që ka njerëz me pushtet që kanë dalë para gjykatës dhe janë dënuar flet vetë.. Po bëjmë një luftë të hapur ndaj korrupsionit, për shtetin e të drejtës, dhe ndaj trafikut të drogës dhe kemi bërë përparime të  dukshme në këtë drejtim”- tha ai.

Akuzave për trafikun e drogës nga Shqipëria Rama iu përgjigj duke thënë se Shqipëria nuk përbën ndryshim nga asnjë vend tjetër dhe në këtë fushë ëshët progress gjithashtu.

“Fillimisht do të doja të thosha se ne nuk jemi midis vendeve më të varfra, ne jemi në mes vendeve më të pasura. Bën diferencë, se kur ju flisni për të varfërit, jep iden tek spektatoret tuaj të një vendi të largët në një tjetër kontinent. Ne jemi në mes të Evropës, ne jemi mes më të pasurve dhe po avoncojmë.

Së dyti ne nuk kemi patur një fushatë elektorale të dhunshme dhe plot me akuza. Ne kemi pasur një fushatë elektorale me një pjesëmarrje të madhe. Afërsisht 80% e njerëzve resident në Shqipëri. Besoj se kjo flet për pjesëmarrjen dhe gjallërinë e demokracisë sonë.

Jemi një vend në mes të Evropës, kemi problemi përpiqemi t’i zgjidhim, rruga është e gjatë por jemi në drejtimin e duhur. Pa dyshim sespse Komisioni Evropian nuk do të hapet negociamat. Fakti që pandëshkueshmëria nuk është më një normë në Shqipëri dhe që ka njerëz që vijnë nga pushtete të forta dhe kanë dalë përpara gjykata dhe që janë dënuar fletë vetë.

Ne bëjmë një betejë të hapur kundër korrupsionit dhe shtetit të së drejtës.Doja të shtoja se për luftën e trafikut të drogës ne nuk jemi një përjashtim në Evropë, së dyti nëse flasim për volum ne jemi ndër vendet më pak të konsiderueshme dhe së treti ne kemi bërë përparime në këtë drejtim”, tha Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...