15.5 C
Tiranë
Saturday, September 21, 2024
spot_img

U vra në atentat me shokun e tij/ Erigers Mihasi i ishte kthyer rrugës së Zotit, sapo kishte filluar të frekuentonte xhaminë

Erigers Mihasi, 32-vjeçari që u vra mbrëmë në një atentat tek “Astiri” bashkë me shokun e tij Armando Dumani, kishte filluar të frekuentonte xhaminë duke lënë pas të kaluarën e tij të errët.

Këtë gjë e ka bërë të ditur edhe faqja në Facebook “Xhamitë e Tiranës” me anë të një postimi, e cila mes të tjerash shkruan se Mihasi kishte vendosur t’i kthehej rrugës së zotit.

“Të Zotit jemi dhe vetëm tek Ai një ditë padyshim do të kthehemi!

Mbrëmë ia dorëzoi shpirtin Krijuesit të tij Erigers Mihasi i cili u vra në një atentat tek Astiri bashkë me shokun e tij. Erigersi sapo kishte filluar të frekuentonte xhaminë duke iu kthyer rrugës së Zotit dhe duke lënë pas tij të kaluarën e errët, mirëpo deshi Allahu ta merrte nga kjo botë.

Namazi i Xhenazes do të falet sot në varrezat e Sharrës në orën 14:30.
‘Të gjithë njerëzit janë gabimtarë, po më i miri prej tyre është ai që pendohet te Zoti i tij.’ (Profeti Muhamed a.s)

Zoti ia pastë pranuar sakrificën për t’iu kthyer rrugës së mbarë, Zoti ju dhëntë durim familjarëve të tij”, thuhet në postimin e bërë nga faqja “Xhamitë e Tiranës”.

opennews.al

32-vjeçari dyshohet se ka marrë pjesë në vrasjen e ish-policit Xhelal Reçi, ngjarje e ndodhur disa javë më parë në Laç. Mësohet se ai ka qenë nën përgjim nga prokuroria ndërkohë që ende nuk ishte ngritur asnjë akuzë ndaj tij.

Po ashtu Mihasi, akuzohej se ka grabitur nën kërcënimin e armës banesën e prindërve të Elton Çiços në Tepelenë, ndërsa dyshohej se ishte bashkëpunëtor në sulmin me armë ndaj kompleksit “Eiffel”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT