22.9 C
Tiranë
Sunday, June 21, 2026

Ushtronin aktivitetin e paligjshëm të lojerave të fatit, arrestohen nga policia tre persona, procedohen penalisht 14 të tjerë

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Shtetit pasi akuzohen se ushtronin aktivitetin e paligjshëm të lojerave të fatit, ndërsa 14 të tjerë u proceduan penalisht pasi u kapen duke luajtur  bixhoz në një ambient që ishte marrë me qira.

Po kështu janë sekuestruar 21.900 € dhe 90.800 lekë të rinj, lëndë narkotike kokainë, dy tavolina pokeri, katër valixhe me çipsa dhe dy aparate celular.

Arrestimi i tyre u bë pasi në ambientin e marrë me qera nga shtetasi V. M., 40 vjeç dhe punonjës shtetasi A. M., 45 vjeç, shërbimet e Policisë konstatuan 14 shtetas  duke ushtruar veprimtarinë e kundërligjshme e organizimit të lojërave të fatit. Këta shtetas në përfundim të veprimeve u proceduan në gjendje të lirë.

Ndërsa shtetasit G. K., 45 vjeç (klient) gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Njoftimi i Policisë

Vijon operacioni “Fati i lojërave” .

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve.

Sekuestrohen  21.900 € dhe 90.800 lekë të rinj, lëndë narkotike kokainë, dy tavolina pokeri, katër valixhe me çipsa dhe dy aparate celular.

Vihen në pranga 3 shtetas dhe proçedohen 14 të tjerë.

Në vijim të operacionit “Fati i Lojrave”, specialistët në Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme  në DVP Tiranë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se në rrugën “Konferenca e Pezës”, në katin e dytë të një pallati, në një ambient ushtrohej veprimtaria e kundërligjshme e lojrave të fatit dhe konsumohej lëndë narkotike kanë organizuar punën duke ushtruar kontroll në këtë ambient.

Si rezultat u  kapën  dhe u  arrestuan në flagrancë shtetasit:

  • A. M., 45 vjeç; V. M., 40 vjeç dhe G. K., 45 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Arrestimi i tyre u bë pasi në ambientin e marrë me qera nga shtetasi V. M., 40 vjeç dhe punonjës shtetasi A. M., 45 vjeç, shërbimet e Policisë konstatuan 14 shtetas  duke ushtruar veprimtarinë e kundërligjshme e organizimit të lojrave të fatit. Këta shtetas në përfundim të veprimeve u proceduan në gjendje të lirë.

Ndërsa shtetasit G. K., 45 vjeç (klient) gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Gjatë kontrollit të ambientit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 21.900 € dhe 90.800 lekë të rinj, lëndë narkotike kokainë, dy tavolina pokeri, katër valixhe me çipsa dhe dy aparate celular.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme proçeduriale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...

Dyshime serioze në vdekjen e 11-vjeçares në Francë, ADN e një 41-vjeçari nën hetim...

0
Të dhënat paraprake të ekspertizës mjeko-ligjore në rastin e 11-vjeçares Liana, e cila u gjet e pajetë në rajonin Gers, kanë ngritur dyshime serioze...

‘Shkoi të merrte një karikues telefoni për dasmën e mikut’ – 28-vjeçari britanik humb...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Shqipëri, ku një burrë nga Hendon i Londrës ka humbur jetën pas një aksidenti rrugor, teksa kishte ardhur...

SPAK godet sektorin e ndërtimit: kontrollohen 17 biznesmenë dhe mbi 30 kompani – nën...

0
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka ushtruar deri më tani kontrolle ndaj 17 biznesmenëve dhe mbi 30 kompanive që operojnë në sektorin e ndërtimit, në...