6.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

19-vjeçari dënohet me burg në Uzbekistan për komentin fyes ndaj Presidentit në rrjetet sociale

Një 19-vjeçar është dënuar me dy vjet e gjysmë burgim nga një gjykatë rajonale në Samarkand të Uzbekistanit, i akuzuar për koment fyes ndaj presidentit të vendit, Shavkat Mirziyoev, në rrjetet sociale.

Iskandarov u akuzua se e kishte fyer presidentin duke komentuar në një video të familjes presidenciale, anëtarë të cilës zënë pozita politike dhe biznesore me ndikim apo fitimprurëse në regjimin klanor, të postuar në rrjetin social Instagram.

Mirziyoev fitoi një mandat të ri shtatëvjeçar në zgjedhjet e pasfiduara në korrik. Në gusht, emëroi vajzën e vet, Saida Mirziyoev, si sekretare të presidentit. Saida, 38 vjeçe, u bë personi i dytë në administratën presidenciale pas babait të vet Shavkat Mirziyoev. Pozita e saj si sekretare është e barabartë me pozitën e shefit të administratës së presidencës.

Iskandarov u dënua më 26 tetor për “fyerje apo përgojim të presidentit në publik”. Thuhet se ai ka fshirë komentin në Instagram pasi ishte paralajmëruar nga të afërmit e vet për rrezikun e mundshëm. Ai është më i fundit nga së paku tre uzbekë që janë dënuar në vitin e fundit në bazë të klauzolës penale për fyerje apo përgojim të presidentit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...

Ina akuzon banoret e “Big Brother”: “Dollapi im u bastis pas daljes sime”

0
Ish-konkurrentja e “Big Brother”, Ina, ka hedhur akuza të forta ndaj banorëve që vazhdojnë garën, duke i akuzuar për marrjen pa leje të veshjeve...

“Kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar familjen” – Babai i Selin Bollatit...

0
Në emisionin “Fan Club”, babai i Selin Bollati, Toni Bollati, ka komentuar situata të tensionuara brenda shtëpisë së “BBV 5”. Ai ka bërë të...