29.6 C
Tiranë
Friday, August 7, 2026

2 baza në Durrës e 1 në Vlorë, zbulohen depot e armëve bandave kriminale në vend

Gjykata e Durrësit ka dënuar me burg dy të rinj, 19 dhe 20 vjeç, të kapur nga policia në Shkallnur, pasi publikonin në rrjetet sociale foto me kallashnikovë në duar. Hekuran Troplini dhe Emiljano Pasho u arrestuan në një operacion ku ata ranë në kurth të një blerje të simuluar nga policia.

Hekuran Troplini dhe Emiljano Pasho

Të rinjtë reklamonin armët në rrjetet sociale dhe vepronin me kujdes për të mos lënë gjurmë, duke mos prekur armët pa doreza apo mbulesë. Ata i dërgonin armët të çmontuara tek blerësi, duke u hequr shulin për të shmangur arrestimin në rast se kapeshin nga policia për armëmbajtje pa leje.

Dy ditë më pas, një depo tjetër e armësh u zbulua në Sukth, ku u arrestua pronari i banesës, Adem Salillari. Dyshohet se bazat në Shkallnur dhe Sukth ishin të lidhura.

Adem Salillari me depo armesh ne Durres

Kjo shpalli një nivel të ri të krimit në vend, ku depo armësh përdoren për furnizimin e grupimeve kriminale me logjistikë për vrasje të sakta. Më parë, një bazë e tillë u zbulua në Vlorë, ku u arrestua Luçiano (Albano) Deraj.

Armët në Vlorë ishin më sofistikuar, përfshirë kallashnikovë, municione, dylbi ditë e natë, snajpera, pistoleta stilolaps, targa të vjedhura, mina, radio për gjurmimin e policisë, fenelina policie, dhe maska silikoni. Snajperi i sekuestruar dyshohet se u përdor për vrasjen e Gëzim Sinomatit nga ballkoni i shtëpisë.

Me 4 të arrestuar brenda një jave për 3 depo armatimesh, hetimet po vazhdojnë për të identifikuar personat që fshihen pas këtij organizimi për furnizimin e grupimeve kriminale. Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka vlerësuar se goditja e rrjeteve të tilla që furnizojnë grupet kriminale është detyrë kryesore e policisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Parashikimi I motit, e Enjte, 6 Gusht 2026

0
Për 6 gushtin 2026, në Shqipëri pritet mot kryesisht i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Dielli do të mbizotërojë në të gjithë territorin, ndërsa...

Tmerr gjatë transmetimit live në TikTok, influenceri meksikan ekzekutohet para ndjekësve

0
Një tjetër ngjarje tronditëse ka goditur botën e rrjeteve sociale në Meksikë. Influenceri César Gastélum është qëlluar për vdekje teksa po transmetonte drejtpërdrejt në...

Vrasja tronditëse e influencers në transmetim live, arrestohet “El R1”, i dyshuari se urdhëroi...

0
Autoritetet meksikane kanë arrestuar Ramón Ángel Álvarez Ayala, i njohur me nofkën “El R1”, një nga drejtuesit e Kartelit Jalisco New Generation (CJNG), i...

Lista Serbe ankimon rezultatin e zgjedhjeve: Kundërshton mandatin e Nenad Rashiqit

0
Lista Serbe ka dorëzuar këtë të martë një ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës kundër vendimit të Gjykatës Supreme, e cila konfirmoi rezultatet e...

Alarm nga AKSK: 56 tentativa për sulme kibernetike çdo minutë në Shqipëri gjatë gjysmës...

0
Infrastrukturat e informacionit në Shqipëri kanë qenë nën një presion të vazhdueshëm gjatë gjysmës së parë të vitit 2026. Sipas të dhënave zyrtare të...