29.3 C
Tiranë
Tuesday, August 18, 2026

2 drejtues autobusi arrestohen në Durrës për tentativë kontrabande mallrash me vlerë 50,000 Euro

 

Durrës – Policia Kufitare e Portit të Durrësit ka arrestuar dy drejtues autobusi pasi tentuan të fusnin në Shqipëri mallra të kontrabanduara me vlerë të përafërt 50,000 euro. Gjatë kontrollit të detajuar të mjetit, janë gjetur veshje, pajisje, produkte ushqimore, kozmetike dhe pije alkoolike, të cilat dyshohet të jenë kontrabanduar pasi nuk kishin fatura blerjeje.

Edmond Nikolli, 46 vjeç, nga Lezha, dhe Shkëlqim Çuni, 51 vjeç, nga Shkodra, akuzohen për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera”, kryer në bashkëpunim.

Në vijim të operacionit “Duo”, policia sekuestruan mallrat, autobusin, celularët dhe pasaportat e të arrestuarve. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Donatorë të gabuar” në IVF, të paktën 30 fëmijë dyshohet se janë ngjizur në...

0
Të paktën 30 fëmijë, shumica prej tyre britanikë, dyshohet se janë ngjizur përmes trajtimeve të fertilizimit in vitro (IVF) në Qipron Veriore, duke përdorur...

Vrasja e 20-vjeçarit francez në Ksamil/ Zbardhet e shkuara e të dyshuarit, u dënua...

0
Detaje të reja janë bërë publike nga vrasja e 20-vjeçarit francez, Migel Mendes, në Ksamil. I riu u gjet i pajetë rreth orës 05:15...

Aksident në Maliq/ Përplasen autoambulanca dhe një automjet, plagoset një person

0
Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 05:00 të mëngjesit në afërsi të fshatit Sovjan, Maliq, ku janë përfshirë një autoambulancë dhe një automjet...

Horoskopi ditor, e E Martë, 18 Gusht 2026

0
♈ Dashi Dita ju sjell energji për të nisur një kapitull të ri. Në punë mund të shfaqet një mundësi që kërkon vendim të shpejtë....

Parashikimi I motit, e Martë, 18 Gusht 2026

0
18 gushti sjell një mot më të paqëndrueshëm në Shqipëri. Sipas parashikimeve të publikuara sot, vendi do të ketë vranësira mesatare deri të dendura,...