28.5 C
Tiranë
Sunday, August 23, 2026

25 vjet nga vrasja e Azem Hajdarit, Berisha: Mbetet një nga figurat më të jashtëzakonshme

Ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë pjesë sot në homazhet e organizuara te memoriali i Azem Hajdarit, në 25-vjetorin e vrasjes së tij.

Gjatë fjalës së tij Berisha tha se Hajdari është kushtim i gjallë i shqiptarëve që duan të ngrihen dhe të përmbysin diktaturën e drogës apo të krimit të qeverisë ‘Rama.

“Sot jemi këtu për të nderuar legjendën e guximit, trimërisë, të të rinjve shqiptarë, të studentëve shqiptarë, tribunin e lirisë, Azem Hajdarin, në 25-vjetorin e ekzekutimit të tij shtetëror nga flagangat e pushtetit terrorist, vetëm e vetëm për bindjet politike, bashkë me sivllaun e vetë. Një natë të 12 shtatorit të 1998-ës, dolën këtu dhe ranë në breshërinë e kallashnikovë të terroristëve, të organizuar në aktin hakmarrës primitiv nga pushteti i atëhershëm. Azem Hajdari përbën një nga figurat më të radha të historisë tonë kombëtare. Asnjë shqiptar si individ nuk ka bërë aq sa ka bërë Azem Hajdari sëbashku me studentët liberatorë për lirinë e shqiptarëve. Mbetet një nga figurat më të jashtëzakonshme të historisë së këtij kombi. Sot nuk është e lehtë të imagjinosh dhjetorin e vitit 90 kur ai u ngrit me një grup studentësh me thirrjen; ‘liri demokraci, poshtë diktatura’. Ajo ishte vrasja më e rëndë shtetërore. Azem Hajdari edhe sot pas 25 vitesh është i gjallë në zemrat e atyre që jetuan diktaturën dhe panë te ai shpëtimtarin e tyre. Ata që në një akt hakmarrje primitive organizuan atë, do të mbeten të damkosur përjetë për krimin më të shpëtuar për kohërat. Azem Hajdari është kushtrim i gjallë për të gjithë shqiptarët që sot të ngrihemi dhe të përmbysim diktaturën e drogës, krimit, vjedhjeve, të njërit prej xhelatëve më të pamëshirë.”, tha ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vrasja e dyfishtë në Athinë/ Shqiptari Altin Allmuça qëllon për vdekje partneren dhe më...

0
Ky që shihni në foto është shqiptari Altin Allmuça, autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në Athinë, ku...

Horoskopi javor, 24–30 gusht 2026/ Si ndikon Eklipsi Hënor në Peshq te secila shenjë...

0
Një javë e fuqishme astrologjike pritet për të 12 shenjat e zodiakut, ndërsa Eklipsi Hënor në Peshq sjell energji transformuese dhe mundësi për mbylljen...

Horoskopi ditor, e Shtunë, 22 Gusht 2026

0
♈ Dashi Dita ju sjell energji dhe vendosmëri. Një çështje që e keni shtyrë mund të kërkojë një vendim. Në dashuri, një bisedë e sinqertë...

Parashikimi I motit, e Shtunë, 22 Gusht 2026

0
Për 22 gushtin 2026, në Shqipëri pritet mot kryesisht i qëndrueshëm, me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare kalimtare. Temperaturat maksimale do të arrijnë deri...

Ngjarje e rëndë në Vlorë, 50-vjeçari humb jetën pas rënies nga ballkoni i pallatit

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të premteje në qytetin e Vlorës, ku një 50-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë...