18.5 C
Tiranë
Friday, May 1, 2026
spot_img

26-vjeçari italian arrestohet nga Policia në Kakavijë, u gjetën doza me lëndë narkotike gjatë kontrollit në automjet

Forcat e Policisë në pikën kufitare të Kakavijës vunë në pranga një shtetas italian që në makinë iu gjetën doza me lëndë të dyshuar kokainë.

Në pranga ka rënë 26-vjeçari D. G., banues në Siçili.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, nga shërbimet e Policisë Kufitare, u gjetën disa doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, automjeti dhe 1 aparat celular.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavije, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë automjetin Camper “Fiat” që drejtohej shtetasi italian D. G., 26 vjeç, banues në Siçili.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, nga shërbimet e Policisë Kufitare, u gjetën disa doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, automjeti dhe 1 aparat celular.

Në përfundim të veprimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. G., 26 vjeç, banues në Siçili.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...