10.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

“3 raste në votimin elektronik ku është votuar për një kandidat “, Berisha kërkon KQZ të auditoj paisjet e leximit elektronik të votës

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një deklaratë për mediat ka folur mes të tjerash edhe në lidhje me rezultatin e deri tanishëm në tre bashkitë ku u votua elektronikisht, pra Kamëz, Vorë dhe Elbasan, ku sipas KQZ kryesojnë kandidatët e mazhorancës.

Ai i ka bërë thirrje KQZ që të auditojë aparaturat, ndërsa shtoi se me ligj rezultatet në këto bashki konsiderohen paraprake.

Ai shtoi se do ndiqen të gjitha hapat ligjore në këtë rast.

“Për këto rezultate ka pasur kundërshtime të plotë. KQZ të bëjë auditimin e aparaturave. Kodi Zgjedhor ka parashikimet e veta kur dyshohet në devijimin e rezultatit dhe si mund të trajtohet dyshimi për një rast të tillë PD do kërkojë zbatimin e të gjitha ligjeve. Ku dyshohet do bëhet verifikimi.

Janë raportuar 3 raste në votimin elektronik ku është votuar për një kandidat dhe në monitor i ka dalë kandidati tjetër. Kjo kërkon auditimin e aparaturës. Cilido që ka dyshim për transformimin e vullnetit të tij të bëjë verifikimin me fletën e printuar.

Votimi elektronik, rezultati konsiderohet me ligj rezultat paraprak.
jam besim plotë në rezultatin e zgjedhjeve, po ndjekim e kemi bërë një monitorim të shkëlqyer të procesit. Nuk kemi ndjekur praktikën e një publiciteti të akteve skandaloze të ndodhura”, tha ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...