27.1 C
Tiranë
Thursday, July 2, 2026

Keijsi flet pas përjashtimit nga Big Brother VIP: “E prisja vendimin, nuk pendohem për asgjë”

I ftuar në emisionin “Big Brother Radio”, Keijsi ka folur për herë të parë pas përjashtimit nga edicioni i pestë i “Big Brother VIP”, i cili erdhi pas hapjes së Zarfit të Zi gjatë spektaklit të mbrëmshëm.

Ish-banori u shpreh se vendimi nuk e ka befasuar, duke theksuar se situatat e akumuluara ditët e fundit brenda shtëpisë kishin çuar drejt këtij përfundimi. Sipas tij, momenti kyç ishte përplasja me Kristin, por edhe reagimet e tij të vazhdueshme ndaj debateve.

“E prisja. Ishin mbledhur shumë gjëra bashkë, ngritja e zërit dhe kundërpërgjigjet e mia,” tha Keijsi.

Ai shpjegoi se debati me Kristin arriti në atë shkallë pasi, sipas tij, ky i fundit kishte bullizuar dhe kërcënuar partneren e tij, Inën.

“Po përpiqesha të kafshoja gjuhën, por nuk e bëra dot më. Ai bullizoi një femër dhe e kërcënoi duke i thënë që do t’ia zhdukte rrobat ose do t’i hidhte në pishinë. Ajo është partnerja ime dhe kam të drejtë ta mbroj,” u shpreh Keijsi.

I pyetur nga moderatorja Elona nëse mendonte se Kristi e kishte “përdorur” Inën për të arritur tek ai, Keijsi u përgjigj pa hezitim: “Absolutisht po”.

Keijsi theksoi se nuk do të kishte bërë asnjë hap pas dhe se nuk ndjen pendesë për veprimet e tij.

“Asnjë mashkull nuk do ta duronte një situatë të tillë me partneren e vet. Nuk jam penduar për asgjë,” përfundoi ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

‘Më dhunuan sapo dola nga banesa’/ Sulmohet analisti Ilir Demaliaj, policia shpall në kërkim...

0
Analisti Ilir Demaliaj është dhunuar nga dy persona në afërsi të banesës së tij, në një ngjarje që ka shkaktuar reagime. Nga pamjet e publikuara,...

Mbappé thyen rekord historik: ‘Jam vetëm një hap larg Messit’ – dopieta ndaj Suedisë...

0
Kylian Mbappé ka qenë sërish vendimtar për Francën, duke udhëhequr “Gjelat” drejt një fitoreje bindëse 3-0 ndaj Suedisë dhe kualifikimit në 1/8-at e Kupës...

Norvegjia kalon në fazën e 1/8-ave të Botërorit, Haaland vendimtar në fund: “Zgjidhëm një...

0
Norvegjia ka siguruar një vend mes 16 skuadrave më të mira të “Botërorit 2026”, pas një fitoreje 2-1 ndaj Bregut të Fildishtë në raundin...

“Mbi 1,900 të vdekur dhe mijëra të plagosur pas dy tërmeteve shkatërruese”/ OKB paralajmëron...

0
Bilanci i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Venezuelën më 24 qershor vijon të përkeqësohet ndjeshëm. Sipas autoriteteve, numri i të vdekurve ka...

Rekord historik për temperaturën e oqeaneve/ Shkencëtarët japin alarmin për ngrohjen globale

0
Temperaturat sipërfaqësore të oqeaneve në mbarë botën kanë arritur një rekord të ri historik gjatë muajit qershor, sipas të dhënave të publikuara nga Observatori...