34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Operacioni “Storm” godet prostitucionin në Durrës, procedohen katër persona

Policia ka finalizuar fazën e 14-të të operacionit policor të koduar “Storm”, në kuadër të goditjes së veprimtarive të paligjshme të prostitucionit. Aksioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, me mbështetjen e Forcës së Posaçme Operacionale, pas një hetimi dyjavor të ndjekur me metoda speciale.

Si rezultat i operacionit, u proceduan në gjendje të lirë dy shtetase të huaja, Th. C., 35 vjeçe dhe A. F., 39 vjeçe, të lindura në Brazil, për veprat penale “Prostitucion” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”. Gjithashtu, për veprën penale “Prostitucioni”, u proceduan në gjendje të lirë edhe dy shtetas shqiptarë, E. D. dhe S. A., banues në Durrës.

Gjatë kontrollit, policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale shuma të konsiderueshme parash në valuta të ndryshme, konkretisht 1 080 euro, 116 700 lekë, 120 dollarë amerikanë, 80 paund britanikë, 150 franga dhe 3 430 dinarë. Po ashtu, u sekuestruan dy pasaporta të shtetaseve të huaja, tetë aparate celularë, karta telefoni dhe blloqe shënimesh.

Nga hetimet rezultoi se dy shtetaset kishin marrë me qira një apartament në zonën e Vollgës, në lagjen nr. 1 të Durrësit, të cilin e kishin përshtatur për ushtrimin e aktivitetit të prostitucionit.

Materialet proceduriale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme ligjore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...