11.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

3 Rumunë të shpallur në kërkim për vjedhjen e bankomatëve në Tiranë, u identifikuan nga kamerat e rrugës

“Personat në fjalë pavarësisht se i shpëtuan policisë se hetimet në këto raste vonojnë nuk e kanë ditur fort mirë historinë, nuk e kanë njohur mirë terrenin në Shqipëri. Se dhe ne kemi dixhitalizim të plotë të bankave, të sistemit, të kryeqytetit. Çdo bankomat ka kamerat e veta. Kanë shfrytëzuar rastin se nuk njiheshin nga policia. Se policia ka databazë të vjedhësve se cili vepron dhe i njeh menjëherë.

Janë gjendur në vështirësi dhe prandaj ka ardhur dhe identifikimi me vonesë se e kuptuan që ishin të huaj dhe se nuk mund të kishin një përafrim se për kë bëhej fjalë.
Gjatë kohës që policia ka kontrolluar sistemin TIMS se cilët të huaj kanë mbërritur në Shqipëri ka arritur t’i identifikojë. Kanë hyrë në mënyrë të rregullt të 3 rumunët. Kjo histori ka vite që daton.
I kanë kapur kamerat e rrugës dhe jo sistemi i bankomatit se ata e kanë ditur se ku kanë qenë të vendosura kamerat në bankomate, e njohin mirë procesin. Kanë shfrytëzuar faktin se në Tiranë ata nuk njihen, qoftë nga policia dhe nga klientët e bankave.

Nuk vjedhin shtetas në vendet ku shkojnë. I kanë vjedhur kartat në trena apo ambiente të tjera në vendet e BE-së dhe duke qenë se janë karta që mund të tërheqësh në shumë vende në shumë vende kanë zgjedhur Shqipërinë se është vend afër me Rumaninë dhe mund të largohen menjëherë. Në Rumani nuk është se do të arrestohen. Rumania ka probleme me krimin. Sistemin e vjedhjes Rumania e ka shumë të zgjeruar.
Këta janë larguar dhe janë identifikuar gjatë hyrjes dhe daljes, në të kundërt nuk do identifikoheshin. Vjedhja është bërë me 7 janar dhe identifikimi ka ndodhur dje. Nuk mundesh në kohë fizike se ne nuk kemi kompjuterë me njohje fytyre. Janë disa mijëra njerëz të huaj që janë futur dhe procesi për të njohur fotot e personave që kanë kryer vjedhjen ka dashur të paktën 10 ditë. Ne nuk kemi ndikim të madh për ta. Janë goditur shtetas të huaj. Po të ishin shqiptarë do të kishim presion më të madh për hetimin.”, tha gazetari Bregu.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...