28.5 C
Tiranë
Sunday, August 30, 2026

Rama: “Më mirë marzh fitimi më i ulët se bord për naftën në kurriz të konsumatorit”

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me furnizuesit e naftës, duke theksuar se qëllimi kryesor është mbrojtja e konsumatorëve nga ndikimet e krizës globale. Ai njoftoi se nuk do të ngrihet një bord për monitorimin e çmimeve, por i kërkoi industrisë të ruajë ekuilibrin duke pranuar një marzh më të ulët fitimi.

“Ne qëllimin nuk e kemi t’ju shtrëngojmë juve, por të merremi vesh që kriza në Lindjen e Mesme s’mund të interpretohet e gjitha në supet e konsumatorëve. Më mirë marzhin me fitim më të ulët se bordin në kurriz,” deklaroi Rama, duke bërë thirrje për dialog dhe bashkëpunim mes shtetit dhe furnizuesve.

Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, shtoi se çmimet e karburanteve dhe produkteve të tjera janë nën monitorim të vazhdueshëm për të shmangur çdo abuzim, duke paralajmëruar se autoritetet do të ndërhyjnë nëse ka luhatje të pakontrolluara në treg.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...