36.1 C
Tiranë
Sunday, August 30, 2026

Rama: “Çmimet e naftës në Shqipëri janë rritur më moderuar krahasuar me tregjet globale”

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me furnizuesit e naftës, ku diskutoi mbi pasojat e konfliktit në Lindjen e Mesme dhe situatën në tregun e brendshëm të karburanteve.

Rama vlerësoi qasjen e përgjegjshme të operatorëve dhe theksoi se, pavarësisht rritjes së fortë të çmimeve në bursat ndërkombëtare, në Shqipëri çmimi është rritur në mënyrë më të moderuar. Ai njoftoi gjithashtu se vendi ka rezervë të mjaftueshme karburanti dhe po monitorohet situata globalisht.

“Sfida është e hapur, nuk di të thotë askush kur do të mbyllet kjo betejë që mban çmimin e naftës. Nuk dihet sesi do shkojë çmimi në bursë, por do bëjmë atë që na takon. Kemi një rezervë të arsyeshme, e cila fizikisht është aty dhe mbetet për t’u monitoruar gjithë situata”, tha kryeministri.

Ai shtoi se qeveria po finalizon një ligj të ri mbi rezervat shtetërore dhe po punon për krijimin e një distributori shtetëror në tregun e karburanteve, duke synuar mbrojtjen e konsumatorëve dhe stabilitetin e tregut.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...