23.8 C
Tiranë
Wednesday, August 19, 2026

30 Mars ndryshimi i orës, ku akrepat do të lëvizin 60 minuta përpara

 

Me ardhjen e pranverës, do të ndodhë dhe ndryshimi i orës, ku akrepat do të lëvizin 60 minuta përpara. Në natën mes të shtunës dhe të dielës, më 30 mars, do të kthehet ora e verës.

Ndryshimi do të bëhet në orën 02:00, kur akrepat do të kalojnë direkt në 03:00. Ky ndryshim sjell përfitime, pasi në këmbim të një ore më pak gjumë, do të kemi një orë dritë më shumë. Kështu, ora e verës do të “dhurojë” më shumë dritë në mbrëmje dhe më shumë orë me diell gjatë ditës.

Në këtë mënyrë, e gjithë Europa kalon në orën e verës për të optimizuar përdorimin e rrezeve të diellit, duke ndihmuar në uljen e konsumit të energjisë elektrike.

Ora verore do të zgjasë deri në fund të tetorit, kur do të kthehet ora diellore. Ky ndryshim është një proces i unifikuar në të gjithë Evropën dhe u vendos si ligj evropian që në vitin 1981.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vrasja në Ksamil, zbardhet dosja: Sokrat Vata dhe një shtetas francez akuzohen për vrasje...

0
Detaje të reja dalin nga hetimet për vrasjen e 20-vjeçarit të huaj në Ksamil, ngjarje e ndodhur mëngjesin e 18 gushtit 2026 në ambientet...

“Donatorë të gabuar” në IVF, të paktën 30 fëmijë dyshohet se janë ngjizur në...

0
Të paktën 30 fëmijë, shumica prej tyre britanikë, dyshohet se janë ngjizur përmes trajtimeve të fertilizimit in vitro (IVF) në Qipron Veriore, duke përdorur...

Vrasja e 20-vjeçarit francez në Ksamil/ Zbardhet e shkuara e të dyshuarit, u dënua...

0
Detaje të reja janë bërë publike nga vrasja e 20-vjeçarit francez, Migel Mendes, në Ksamil. I riu u gjet i pajetë rreth orës 05:15...

Aksident në Maliq/ Përplasen autoambulanca dhe një automjet, plagoset një person

0
Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 05:00 të mëngjesit në afërsi të fshatit Sovjan, Maliq, ku janë përfshirë një autoambulancë dhe një automjet...

Horoskopi ditor, e E Martë, 18 Gusht 2026

0
♈ Dashi Dita ju sjell energji për të nisur një kapitull të ri. Në punë mund të shfaqet një mundësi që kërkon vendim të shpejtë....