12.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

31 Korriku, afati i fundit për lirimin e hapësirave pranë akseve kombëtare – Balluku paralajmëron penalizime

31 korriku është afati përfundimtar për lirimin vullnetar të hapësirave publike pranë akseve kombëtare, të zëna ilegalisht nga subjekte dhe biznese që, sipas autoriteteve, përbëjnë rrezik për sigurinë rrugore dhe shkelje të ligjit.

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, së bashku me drejtoreshën e IKMT-së, Dallëndyshe Bici, inspektuan ditën e sotme aksin rrugor Kamzë–Laç, ku theksuan se pas kësaj date do të nisë penalizimi i të gjithë atyre që refuzojnë të zhvendosen.

“Po zbatohet reforma e kthimit të ligjshmërisë në territor për sa i përket sigurisë rrugore dhe lirimit të hapësirave publike, që janë zënë në mënyrë të paligjshme, sidomos nga të ashtuquajturat varreza të automjeteve”, u shpreh Balluku.

Sipas saj, akti normativ i vitit 2011 përcakton qartë se varrezat e automjeteve duhet të jenë të paktën 1 kilometër larg rrugëve kombëtare. Ajo theksoi se aksioni ka nisur tashmë në rrugën e Ndroqit, ku disa kompani janë tërhequr vullnetarisht nga hapësirat e zëna.

“U bëjmë edhe një herë thirrje të gjithë subjekteve që të lirojnë hapësirat me vullnet të lirë deri më 31 korrik, përndryshe do të përballen me ndërhyrjen e IKMT-së dhe penalizime të plota”, paralajmëroi ministrja.

Balluku nënvizoi se ky operacion është pjesë e reformës kombëtare për çlirimin e territorit dhe përmirësimin e sigurisë rrugore në të gjithë vendin.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...