26.5 C
Tiranë
Saturday, September 21, 2024
spot_img

36-vjeçari ne Finiq shpallet në kërkim, i vë flakën tokës së tij , digjen dhe tre banesa

Një 36-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Sarandës pasi i vuri zjarrin tokave të tij në Finiq, në fshatin Livinë.

Mario Buzuka paraditen e sotme i vuri zjarrin një sipërfaqeje toke në pronësi të tij. Si pasojë flakët u përhapën të favorizuara edhe nga era.

Përmasat mund të ishin tragjike pasi 3 banesa janë djegur pjesërsisht në fshatin Livinë. Forcat zjarrfikëse kanë ardhur menjëherë në vendngjarje për të neutralizuar flakët.

Shërbimet e policisë kanë bërë të mundur evakuimin e banorëve dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar të zjarrvënies.

Njoftimi i Policisë:

Livinë, Finiq, Sarandë
I vuri zjarrin tokës së tij, por ai u përhap duke përfshirë një sipërfaqe shumë të madhe dhe si pasojë u dogjën pjesërisht 3 banesa, dhe u rrezikuan disa të tjera, falë inteligjencës policore dhe veprimeve të shpejta në vendngjarje, Policia identifikon dhe shpall në kërkim 36-vjeçarin.
Më datë 11.09.2023, rreth orës 11:00, në fshatin Livinë, bashkia Finiq, në një sipërfaqje toke ka rënë zjarr. Zjarri, i favorizuar nga era, ka marrë përmasa duke djegur pjesërisht 3 banesa në fshatin Livinë.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendgjarje dhe krahas ndihmës për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit, kanë bërë evakuimin e banorëve dhe kanë vijuar veprimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Falë inteligjencës policore dhe veprimeve profesionale të kryera nga grupi hetimor, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të zjarrvënies, shtetasit M. B., 36 vjeç, banues në fshatin Livinë, i cili pasi ka vënë zjarrin në tokën e tij dhe ka parë se zjarri i ka dalë jashtë kontrollit, është larguar menjëherë.
Shërbimet e Policisë vijojnë punën për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Ndërkohë, shërbimet policore, zjarrfikësit, emergjencat civile dhe një helikopter i Ministrisë së Mbrojtjes po vijojnë intensivisht punën për shuarjen e zjarrit.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht, si dhe i fton ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të tillë, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e flakëve dhe procedimin penal të shtetasve përgjegjës.
#angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔
#tëvendosurkundërkrimit✅
#nëçdoskajtëvendit🇦🇱
#nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT