35.7 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

4 këshilla të thjeshta që duhet të bëni çdo ditë për shëndetin e stomakut

Ushqyerja e shëndetshme shkon krah për krah me mirëqenien e stomakut. Marrëdhënia mes ushqimit dhe stomakut ka ndikim të drejtpërdrejtë jo vetëm tek shëndeti i organizmit por edhe lumturia e njeriut.

Ky organ në formën e shkronjës J është një makineri e mirëfilltë hormonesh dhe është linja e parë e mbrojtjes së imunitetit. Stomaku luan një rol kyç jo vetëm në transformimin e ushqimeve në energji dhe në përthithjen e ushqyesve, por edhe në mirëqenien e të gjitha organeve të tjera, përfshirë trurin.

Mësoni për 4 veprimet që duhet të bëni çdo ditë për shëndetin e stomakut.

Të thartat

Ushqimet e tharta dhe të hidhura stimulojnë formimin e enzimave tretëse për ushqimin. Ekspertët rekomandojnë që përpara një vakti të rëndë, hani një sallatë me spinaq e barishte të egra të spërkatura me lëng limoni.

Gjysëm ore përpara një vakti mund të pini një gotë ujë me lëngun e një gjysmë limoni ose gjysëm luge gjelle me uthull molle. Këto kura do të lehtësojnë dhe përshpejtojnë formimin e lëngjeve tretëse.

Pikantet

Xhenxhefili, një zhardhok pikant është kura më e mirë për tretjen. Ai qetëson stomakun, lehtëson tretjen, eliminon fryrjen dhe të përzierat. Xhenxhefilin mund ta konsumoni si çaj dhe ta pini bashkë me limonin për një shëndet më të mirë të stomakut.

Lëvizja

Përtacia ndikon edhe tek tretja. Ekspertët thonë se njerëzit që duan të përmirësojnë tretjen duhet të kryejnë aktivitet të rregullt fizik. Ky i fundit do të stimulojë kontraktimin natyral të muskujve të sistemit tretës dhe do të lehtësojë eliminimin e mbetjeve ushqimore.

Hidratimi

Nëse njeriu nuk pi mjaftueshëm ujë, trupi do të vuajë nga konstipacioni. Uji është i domosdoshëm për prodhimin e lëngjeve tretëse pa të cilat njeriu vuan nga gazrat, fryrja dhe të përzierat.

Ekspertët këshillojnë pirjen e të paktën 2 litrave ujë në ditë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...