24.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

41-vjeçari i pikasi autorët dhe tentoi të ikë, makina u gjet e djegur pak minuta pas ngjarjes

Qyteti i Vlorës është tronditur mbrëmjen e djeshme pas ekzekutimit mafioz të një 41-vjeçari pranë Biblotekës.

Autorët të cilët lëvznin me një “Audi” me targa italiane, e kanë ndjekur 41-vjeçarin Leartiad Lekaj, i cili ishte duke lëvizur me motor, për ta qëlluar atë pranë Kishës Othodoke, përballë Biblotekës së Qytetit.

Burime bëjnë me dije se 41-vjeçari i ka pikasur autorët e dyshuar, dhe ka tentuar që të ikë, por ata kanë arritur që ta mbërrinë dhe e kanë qëlluar, ndërsa një nga personat ka dalë nga makina për të kryer ekzekutimin.

Rreth orës 21:50, në lagjen “28-Nëntori”, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi Leartiad Lekaj alias Laert Keka, 41 vjeç. Nga kontrolli i zonës, në aksin rrugor “Kotë-Sevaster”, shërbimet e Policisë kanë konstatuar një automjet tip “Audi”, duke u djegur. Janë ngritur menjëherë pika kontrolli në hyrje/daljet e qytetit të Vlorës dhe në akset “Vlorë-Fier”, “Vlorë-Tepelenë” dhe “Vlorë-Himarë”.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e prokurorit, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve”, thuhet në njoftimin zyrtar për mediat

Një nga pistat kryesore ku po heton policia është ajo e konflikteve të hershme mes viktimës dhe autorëve të dyshuar.

Ndërkohë që pak minuta pas ekzekutimit, policia ka gjetur të djegur “Audin” me të cilin dyshohet se lëviznin autorët, pranë ish-fushës së aviacionit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...