21.1 C
Tiranë
Sunday, July 5, 2026

43 mijë fara kanabisi në Elbasan, arrestohet poseduesi, i gjendet dhe municion luftarak

Një sasi e madhe farash kanabisi është zbuluar së fundi në Elbasan, ku policia ka arrestuar poseduesin e tyre, dhe një person tjetër është proceduar nën akuzën e moskallëzimit të krimit.

Mësohet se farat e kanabisit, një pjesë e tyre të kultivuara në gota të vogla plastike, kanë qenë në posedim të shtetasit Bernis Murati, i cili është arrestuar.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “GRIQAN 2022”.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale pranë DVP Elbasan, për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

Sekuestrohen 44.380 fara të dyshuara kanabis, municion luftarak dhe sende të tjera të dyshuara që do të shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike.

Vihet në pranga poseduesi i tyre. Procedohet penalisht një shtetas tjetër, për moskallëzim krimi.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, nga ana e specialistëve të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve pranë DVP Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale pranë DVP Elbasan, u finalizua operacioni policor i koduar “GRIQAN 2022”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, shtetasi:

B. M., 20 vjeç, banues në fshatin Griqan, Elbasan.

Gjithashtu u procedua penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, shtetasi F. K., 20 vjeç, banues në fshatin Griqan, Elbasan .

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale pranë DVP Elbasan, kishin marrë informacione në rrugë operative se shtetasi B. M. ushtronte aktivitetin kriminal të kultivimit te bimëve narkotike dhe shitjes së farave bimore narkotike, në qytetin e Elbasanit.

Bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, në lagjen ”28 Nëntori”, është ushtruar kontroll fizik ndaj këtij shtetasi, të cilit i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi farash bimore të dyshuara narkotike, të llojit cannabis sativa.

Në vijim të kontrollit, në banesën e këtij shtetasi janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi farash të dyshuara narkotike, të llojit cannabis sativa, një sasi farash të kultivuara në gota plastike dhe municion luftarak.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan në total 44.380 fara të dyshuara kanabis, municion luftarak dhe sende të tjera të dyshuara që do të shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ndahet nga jeta aktori i madh Koço Qëndro, ikona e teatrit shqiptar u shua...

0
Është ndarë nga jeta në moshën 99-vjeçare aktori i njohur i teatrit të Korçës dhe një nga figurat më të spikatura të skenës dhe...

Zjarri masiv në Spanjë, 45 mijë banorë urdhërohen të mos dalin nga shtëpitë

0
Rreth 45 mijë banorëve në verilindje të Spanjës u është kërkuar të qëndrojnë brenda banesave për shkak të tymit të dendur të shkaktuar nga...

IGJEO jep alarmin: Rrezik i lartë për zjarre në Lezhë, Durrës dhe Fier, nesër...

0
Instituti i Gjeoshkencës (IGJEO) ka paralajmëruar se gjatë ditës së sotme dhe nesër në disa qarqe të vendit do të ketë rrezik të shtuar...

“Me të dyja kam pasur një histori”/ Keijsi Hyseni flet për Stelina Kurinën dhe...

0
Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Keijsi Hyseni, ishte i ftuar në emisionin “Top Arena”, ku u përball me pyetje rreth jetës së tij...

Tre vatra të reja zjarri përfshijnë Lezhën, flakët rrezikojnë banesat në Pllanë

0
Pas zjarrit të regjistruar më herët në malin e Shëngjinit, gjatë ditës së sotme janë shfaqur edhe tre vatra të tjera zjarri në qarkun...