Një ngjarje e rëndë ka tronditur rrugën “Sotir Caci” në Tiranë, ku një 47-vjeçar me iniciale B. G. është gjetur i pajetë brenda banesës së tij, në një rast që dyshohet të jetë vetëvrasje.
Sipas të dhënave paraprake, viktima dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke përdorur një armë pistoletë. Policia ka sekuestruar armën e zjarrit si provë materiale, ndërsa grupi hetimor po punon intensivisht për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.






