16.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

48-vjeçar shqiptar vret me sëpatë fqinjen e tij, më pas vetë dorëzohet

Një 48-vjeçar shqiptar ka vrarë me sëpatë fqinjen e tij dhe më pas është dorëzuar në polici.

Viktima është Mara Fait, 63 vjeç, kryeinfermiere në spitalin Rovereto, e cila kishte dalë në pension prej disa kohësh.

Vrasja ndodhi në via Fontani në Noriglio, një fshat i Rovereto në provincën e Trentos. Pas kryerjes së krimit, burri u paraqit në komisariatin lokal për t’u dorëzuar dhe më pas u mor në pyetje. Vrasja dyshohet se ka ndodhur pas një tjetër sherri për çështje të bashkëpronësisë.

Mara Fait u vra në sheshin para derës së hyrjes së shtëpisë në sytë e nënës së saj të moshuar Bruna. Dëshmitar i vrasjes së nënës do të ishte edhe djali , Lorenzo Giori 30 vjeç, gjithashtu infermier, por në urgjencë. Mara Fait dhe shqiptari, një punëtor ndërtimi, kishin mosmarrëveshje në lidhje me godinën ku jetonte.

Arma e vrasjes, sëpatë me të cilën burri priste drutë, u gjet jo shumë larg dhe u sekuestrua nga karabinierët e kompanisë Rovereto dhe të cilët së bashku me njësinë hetimore të Trentos po rindërtojnë atë që ndodhi.

Autopsia do të japë detaje të tilla si nëse gruaja ka vdekur nga një goditje e vetme në kokë. Pas kryerjes së krimit, burri u largua në këmbë. Pak orë më vonë, ai u paraqit në komisariatin e Roveretos, duke rrëfyer atë që kishte bërë dhe duke dhënë edhe detaje të ndryshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...

G-Bani kundër Shabanit: ‘Gjesti nuk e meriton burgun, nuk i mbani dot artistët me...

0
Pronari i kompanisë muzikore ONIMA, Erkand Shabani, paralajmëroi një padi ndaj këngëtarit G-Bani dhe disa të tjerëve për shpifje dhe nxitje dhune në lidhje...