10.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

5 persona akuzohen për vdekjen e Aktorit Matthew Perry: 2 Mjekë dhe asistenti personal ndër të dyshuarit kryesorë

Një vit pas vdekjes tragjike të aktorit Matthew Perry, pesë persona janë akuzuar për përfshirje në ngjarjen që çoi në humbjen e tij. Mes të akuzuarve janë dy mjekë dhe asistenti personal i aktorit të njohur, të cilët dyshohet se kanë luajtur një rol kyç në furnizimin dhe administrimin e substancave që shkaktuan vdekjen e tij.

Policia amerikane njoftoi të enjten se hetimet e nisura në maj zbuluan një “rrjet të gjerë kriminal” që përfshinte shpërndarjen e sasive të mëdha të ketaminës, një substancë që rezultoi fatale për aktorin. Sipas hetuesve, dy persona janë arrestuar dhe pesë të tjerë janë paditur me akuzën se kanë furnizuar Perry-n me ketaminë.

Prokurori amerikan Martin Estrada, në një konferencë për shtyp, deklaroi se të akuzuarit kishin përfituar nga problemet e varësisë së aktorit për të përfituar financiarisht. Perry, 54 vjeç, u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Los Anxhelos në tetor të vitit 2023. Ekspertiza mjeko-ligjore përcaktoi se ai kishte konsumuar një sasi të lartë ketamine, që shkaktoi vdekjen e tij.

Arrestimet u kryen pas një hetimi të gjatë që përfshinte kërkime dhe sekuestrime të kompjuterëve, telefonave inteligjentë dhe sendeve të tjera personale të të dyshuarve. Në këto pajisje u gjetën mesazhe që tregonin për diskutimet mbi furnizimin me ketaminë, për çmimin dhe për mënyrën e dorëzimit të saj tek Perry. Mesazhet tregojnë qartë se të akuzuarit ishin të vetëdijshëm për varësinë e aktorit, por gjithsesi vazhduan të bashkëpunonin për t’i siguruar atij substancën fatale. Asistenti personal i Perry-t akuzohet se ka injektuar ketaminën që i mori jetën.

Matthew Perry, një aktor shumë i dashur nga publiku, u bë i famshëm për rolin e tij në serialin e suksesshëm televiziv “Friends”. Vdekja e tij tronditi fansat dhe industrinë e filmit, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...

Rama: ‘Made in Albania’ si pasaportë drejt BE-së, qeveria mbështet fuqimisht eksportuesit”

0
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se marka “Made in Albania” përfaqëson jo vetëm cilësinë, por edhe një pasaportë drejt Bashkimit Europian, dhe qeveria do...