Një 60-vjeçare mbeti e plagosur me armë zjarri në këmbë pasditen e së enjtes në fshatin Garunjas të Lushnjes. Bajame Senej po kthehej në banesë me makinë bashkë me djalin e saj, por një breshëri automatiku u ndërpreu rrugën.
Policia tha në një njoftim zyrtar se ka identifikuar si autor të ngjarjes shtetasin Armand Hasalla. Babai i këtij të fundit ka thënë se djali i tij ndodhet në Greqi prej 10 ditësh duke mohuar përfshirjen në këtë ngjarje. Ai tha për mediat se kjo ngjarje është e sajuar nga ata dhe se e bëjnë këtë vetëm që të hakmerren.
Shaip Hasalla: Në lidhje me ngjarjen unë nuk di gjë fare. Cunat nuk janë këtu. Armando është në Greqi ka 10 ditë kurse Laerti në Itali. Policia më pyeti ku ke qënë gjithë ditës. Ne ishim në gjyq për tokën dhe djalin që na e kanë vrarë. Pastaj erdha në shtëpi dhe më tha policia ke vrarë njerëz. Tani unë nuk di ca të them. Fola më mori cuni, Armando më tha ca ka ndodhur andej. Thonë që është bërë një plagosje. Nuk e di , do të hakmerret prapë. Nuk kemi pasur asnjë lloj konflikti. Unë kam parë hallin tim. Ja kam lënë drejtësinë.
Kjo është një ngjarje e sajuar nga ana e tyre. Dua të hakmeren se ne jemi trima, ne nuk pyesim e ju vrasim