20.8 C
Tiranë
Friday, June 12, 2026

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në BBVA

Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm për dinamikat brenda shtëpisë, por edhe për lidhjen familjare që i bashkon ato. Dyshja njihen si kunata, ndërsa personi që i lidh më fort është vëllai i Selinit, DJ Onno.

Prej javësh, DJ Onno ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të një romance të përfolur me Gretën, e cila aktualisht është konkurrente në BBVA. Spekulimet në rrjetet sociale kanë qenë të shumta, ndërsa sot vetë DJ Onno ka vendosur t’u japë fund zërave, duke konfirmuar publikisht lidhjen.

Ai ka publikuar një fotografi krah Gretës Kazazi, duke bërë kështu zyrtare romancën e tyre, siç raporton newsbomb.com. Kujtojmë se Greta u prezantua në “BBVA5” si kunata e Selin Bollatit, por kjo e fundit shmangu fillimisht konfirmimin e marrëdhënies së vëllait të saj, duke theksuar se një deklaratë e tillë duhet të vinte më parë nga vetë Greta.

Nga ana tjetër, Greta Kazazi ka qenë e rezervuar brenda shtëpisë së Big Brother-it, duke deklaruar disa herë se nuk dëshiron të flasë për jetën e saj sentimentale gjatë qëndrimit në reality-show. Sipas saj, fokusi kryesor është loja dhe synimi për të shkuar drejt fitores, jo ekspozimi i jetës personale.

Konfirmimi i DJ Onno pritet të ndezë edhe më shumë diskutimet, si jashtë ashtu edhe brenda shtëpisë së BBVA-së.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Taulant kujdes kur kalon afër koshit…”/ Agron Shehaj sulmon ashpër qeverinë: Kuvendi duhet të...

0
Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ka lëshuar akuza të forta nga foltorja e Kuvendit, duke kritikuar ashpër qeverinë dhe mënyrën e qeverisjes. Shehaj tha...

“Unë erdha”/ Sali Berisha shmang pyetjet për ‘non-grata’, pritet me duartrokitje në Kuvend

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shmangur sot komentet për pyetjet e gazetarëve lidhur me statusin e tij “non-grata” nga Shtetet e Bashkuara...

“Flamingo nga TEMU”/ Taulant Balla ironizon opozitën: Do rrëzojmë 4 projektligjet, investimi në Zvërnec...

0
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka ironizuar deputetët e opozitës gjatë një deklarate në Kuvend, duke i quajtur ata “flamingo...

“Realiteti kërkon dorëheqjen e Edi Ramës”/ Ina Zhupa akuzon Kuvendin: Po miratohen ligje të...

0
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka akuzuar Kuvendin se po miraton me procedurë të përshpejtuar projektligje që, sipas saj, janë të panevojshme, ndërsa...

Aksident i rëndë në orët e para të mëngjesit në Besi të Prishtinës/ “Janë...

0
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së enjtes në fshatin Besi, në Prishtinë, ku si pasojë...