18.5 C
Tiranë
Friday, March 13, 2026
spot_img

61-vjeçari zhvaste para për bixhoz: Mashtronte njerzit duke iu siguruar viza angleze që nuk egzistonin kurrë

Një 61-vjeçar i cili dyshohet se ka varësi nga lojërat e fatit, arriti të zhvaste 900 euro nga një shtetas, që mbas një njohjeje rastësore në lokal i premtoi se do ta pajiste me vize turistike britanike.

Prokuroria thotë në shkresa se i dyshuari që u identifikua si Demir Shabani, e garanton qytetarin Dylber Kurti, se do ta pajiste me vize brenda tre ditëve. Në bisedë e sipër ai kërkoi që i interesuari, ti dorëzonte veç të tjerash katër fotografi, dhe një garanci prej 500 eurosh.

Më tej, i dyshuari kërkoi dhe 200 euro të tjera për të tërhequr pasaportën mbasi të përfundonte procedurën. Por kur qytetarit i duhej të udhëtonte drejt Italisë, ai ju lut ti kthente dokumentin ku dhe kuptoi se aty nuk kishte asnjë vizë.

Në kulmin e konflikteve midis të dyve i dyshuari ja mbajti peng pasaportën e qytetarit disa muaj. Prokuroria thotë se i dyshuari si mashtrues e kërkoi sërish pasaportën për ta pajisur me vizën turistike. Por dyshues kallëzuesi rrëfehet se i kërkoi faturat e aplikimit dhe njëkohësisht edhe kthimin e parave.

Tregtia për vizën turistike për vizën drejt Mbretërisë së Bashkuar, u krye në një nga lokalet pranë konsullatës, për të cilën i dyshuari premtoi se ishte ai një nga përfaqësuesit.

Mbasi nuk iu është përgjigjur telefonatave, Shabani përfundoi në polici vetëm pasi i kishte pranuar qytetarit se ishte mashtrues. Në dosje përmendet se kur ju vendosën prangat, 61-vjeçari besohet se tha të vërtetën vetëm në çastin kur u shpreh se ka gruan sëmurë dhe është i vetmi që kujdesej për të.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Cakrani për Leskajn: “Ai është shkaktari i situatës ku ndodhet sot PD në Vlorë”

0
Armando Cakrani, i cili kishte njoftuar më parë kandidimin për kryetar të Degës së Partisë Demokratike në Vlorë, ka bërë të ditur se tërhiqet...

“PD në Vlorë ka nevojë për bashkim” – Darling Banushaj shpall kandidaturën për kryetar...

0
Darling Banushaj ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për kryetar të Partisë Demokratike, Dega Vlorë, duke theksuar nevojën për bashkim dhe një drejtim të...

“Partneriteti me SHBA, kyç për sigurinë” – Hoxha takim me Nancy VanHorn, fokus NATO...

0
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një takim me të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës...

“Banesa të blinduara dhe kamera kudo” – Klodiana Lala zbardh detaje nga goditja e...

0
Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të reja lidhur me operacionin e SPAK kundër grupit kriminal të drejtuar nga Inez Hajrulla në Vlorë, duke...

“Sofra e iftarit bashkon të gjitha besimet” – Rama dhe bashkëshortja shtrojnë iftar në...

0
Në muajin e shenjtë të Ramazanit, kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda Rama kanë shtruar mbrëmjen e djeshme një iftar për besimtarët. Përmes...