18.4 C
Tiranë
Friday, June 12, 2026

Cakrani për Leskajn: “Ai është shkaktari i situatës ku ndodhet sot PD në Vlorë”

Armando Cakrani, i cili kishte njoftuar më parë kandidimin për kryetar të Degës së Partisë Demokratike në Vlorë, ka bërë të ditur se tërhiqet nga gara. Në një mesazh për demokratët, Cakrani falenderon mbështetësit për besimin dhe inkurajimin, duke theksuar se angazhimi i tij në parti nuk ka qenë kurrë për një karrige.

Ai shprehet se forca për ringritjen e PD në Vlorë qëndron tek demokratët dhe i bën thirrje të bashkohen për interesin e përbashkët. Në të njëjtën kohë, Cakrani shprehet i qartë ndaj ish-drejtuesit të qarkut, Bujar Leskaj, të cilin e quan “shkaktarin kryesor të gjendjes ku ndodhet sot Partia Demokratike në Vlorë”.

Cakrani përfundon mesazhin duke theksuar se do të mbetet pranë demokratëve vlonjatë dhe i gatshëm të kontribuojë për forcimin e strukturave të partisë dhe vlerave demokratike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Taulant kujdes kur kalon afër koshit…”/ Agron Shehaj sulmon ashpër qeverinë: Kuvendi duhet të...

0
Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ka lëshuar akuza të forta nga foltorja e Kuvendit, duke kritikuar ashpër qeverinë dhe mënyrën e qeverisjes. Shehaj tha...

“Unë erdha”/ Sali Berisha shmang pyetjet për ‘non-grata’, pritet me duartrokitje në Kuvend

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shmangur sot komentet për pyetjet e gazetarëve lidhur me statusin e tij “non-grata” nga Shtetet e Bashkuara...

“Flamingo nga TEMU”/ Taulant Balla ironizon opozitën: Do rrëzojmë 4 projektligjet, investimi në Zvërnec...

0
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka ironizuar deputetët e opozitës gjatë një deklarate në Kuvend, duke i quajtur ata “flamingo...

“Realiteti kërkon dorëheqjen e Edi Ramës”/ Ina Zhupa akuzon Kuvendin: Po miratohen ligje të...

0
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka akuzuar Kuvendin se po miraton me procedurë të përshpejtuar projektligje që, sipas saj, janë të panevojshme, ndërsa...

Aksident i rëndë në orët e para të mëngjesit në Besi të Prishtinës/ “Janë...

0
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së enjtes në fshatin Besi, në Prishtinë, ku si pasojë...