32.5 C
Tiranë
Sunday, June 21, 2026

“67% e delegatëve të Elbasanit do të jenë në Kuvendin e Partisë Demokratike”/ Dega e PD në Elbasan publikon 272 emrat pro “Foltores”

Përmes një prononcimi për media nga ambientet e jashtme të selisë blu, sekretari i Partisë Demokratike Dega Elbasan, Bledi Himçi, ka bërë me dije se 67% e delegatëve të kësaj force politike kanë firmosur pro mbajtjes së Kuvendit Kombëtar të thirrur nga ish-kryeministri Berisha, përmes mbledhjes së firmave të delegatëve.

Në mbështetje të kësaj shifre, përfaqësuesi i PD Elbasan, zgjodhi të lexonte live përpara kamerave 272 emrat të cilët kanë firmosur për mbajtjen e kuvendit më 11 dhjetor, si dhe funksionin e tyre në strukturat e Partisë Demokratike në Elbasan.

“67% e delegatëve të Elbasanit do të jenë në Kuvendin e Partisë Demokratike, të thërritur pikërisht nga 1 e katërta e delegatëve sipas statutit, më datën 11 dhjetor. Më poshtë do ju citoj 272 emrat”, tha Himçi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...

Dyshime serioze në vdekjen e 11-vjeçares në Francë, ADN e një 41-vjeçari nën hetim...

0
Të dhënat paraprake të ekspertizës mjeko-ligjore në rastin e 11-vjeçares Liana, e cila u gjet e pajetë në rajonin Gers, kanë ngritur dyshime serioze...

‘Shkoi të merrte një karikues telefoni për dasmën e mikut’ – 28-vjeçari britanik humb...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Shqipëri, ku një burrë nga Hendon i Londrës ka humbur jetën pas një aksidenti rrugor, teksa kishte ardhur...

SPAK godet sektorin e ndërtimit: kontrollohen 17 biznesmenë dhe mbi 30 kompani – nën...

0
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka ushtruar deri më tani kontrolle ndaj 17 biznesmenëve dhe mbi 30 kompanive që operojnë në sektorin e ndërtimit, në...