26.5 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

8 mjekë nën akuzë për ndarjen nga jeta të Maradonës, ja sa vite burg rrezikojnë

Një pikë kthese në hetimin për vdekjen e Diego Armando Maradonës. Prokurorët që po hetojnë shkaqet e ndarjes nga jeta të “Pibe de Oro”, e cila ndodhi në vitin 2020, kanë kërkuar gjykimin e tetë punonjësve të shëndetësisë me akuzën e “vrasjes nga pakujdesia”.

Sipas agjencisë së lajmeve “Telam”, prokurorët e bënë kërkesën në fjalë duke deklaruar se “keqtrajtimi” dhe “mosveprimet” do ta vendosnin viktimën në “situatën e impotencës vepruese”, duke e lënë fatin e tij në mëshirë të fatit, më konkretisht në “regjimin e egër të mbylljes në shtëpi”.

Kërkesa e prokurorëve vjen një vit e gjysmë pas vdekjes së legjendës së futbollit argjentinas. Maradona u tha se iku nga kjo botë për shkak të edemës pulmonare dhe insuficiencës kardiake teksa po shërohej nga operacioni i kryer në tru.

Mjekët e hetuar përfshijnë neurokirurgun dhe mjekun e familjes, Leopoldo Luque, si dhe psikiatren Agustina Cosachov.

Të akuzuar janë edhe Carlos Diaz (psikolog), Nancy Forlini (koordinatore mjekësore), Mariano Perroni (koordinatore e infermierëve), dy infermierët Ricardo Almiron dhe Dahiana Madrid, mjeku klinik Pedro Pablo Di Spagna.

Të akuzuarit mund të dënohen me 8 deri në 25 vite burg sipas kodit penal të Argjentinës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...