34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

80-Vjetori i vrasjes së intelektualëve të Tiranës/ Berisha: “Një nga aktet më të shëmtuara terroriste të regjimit”

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi gjatë ceremonisë përkujtimore të 80-vjetorit të vrasjes së 39 intelektualëve të Tiranës se “17 nëntori shënon zëvendësimin e një pushtimi të huaj me një pushtim të egër, barbar, të brendshëm, që do të zgjaste jo 1 apo 2 vite, por 46 vite.”

Berisha: “Mirëdita dhe përshëndetje të përzemërta juve, zoti Nredgjoni, drejtues i Unionit të të Përndjekurve Politikë në Shqipëri, dhe falënderime për organizimin e këtij përkujtimi. Një përshëndetje të veçantë familjarëve të viktimave të terrorit të kuq, përfaqësuesve dhe drejtuesve të partive politike dhe të gjithë të pranishmëve.”

Zonja dhe zotërinj,

17 nëntori shënon zëvendësimin e një pushtimi të huaj me një pushtim të egër, barbar, të brendshëm, që do të zgjaste plot 46 vite. Më 17 nëntor, banda terroriste e Enver Hoxhës, e kthyer në vegël të Beogradit, vendosi pushtetin e saj në Tiranë, pas një transformimi të luftës për liri dhe dinjitet kombëtar në një luftë vëllavrasëse, antikombëtare.

Sot nderojmë 39 viktimat e masakrës së tetor-nëntorit. Në fakt, numri i tyre është mbi 100. Kjo ishte një nga aktet më të shëmtuara terroriste të regjimit, e projektuar nga të dërguarit e Beogradit dhe realizuar nga përfaqësuesi i tyre në Shqipëri, Enver Hoxha. Ekzekutimi u krye nga terroristë si Kristo Themelko, Beqir Balluku dhe të tjerë.

Heronjtë e kësaj masakre ishin atdhetarë që kishin luftuar kundër pushtuesve, ose ishin qytetarë me ndergjegje të qetë dhe pa motive për të braktisur atdheun dhe për të mos i shërbyer kombit. Ata nuk pajtoheshin me ideologjinë çnjerëzore komuniste dhe ishin pasardhës të familjeve që kishin firmosur pavarësinë dhe kontribuar në ndërtime shtetërore.

Këta trima u vranë në mënyrë mizore, në pragun e shtëpive të tyre, të mbledhur në Bristol, të ekzekutuar në bodrume dhe të hedhur në Priskë. Masakra e tetor-nëntorit ishte makabre. Ata që e kryen e shpallën vetë aktin si terrorist, ndërsa qyteti u përjaku dhe ekzekutimet vazhduan për 46 vite, duke synuar heronj, qëndrestarë, dhe ata që besonin në fjalën e lirë, Zotin dhe Shqipërinë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Kërcënim serioz ndaj jetës, Yair Netanyahu kthehet me urgjencë në Izrael nga SHBA

0
Yair Netanyahu, djali i madh i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, është kthyer me urgjencë në Izrael nga Shtetet e Bashkuara, pasi autoritetet identifikuan një...

Kurti: “Nuk mund të presim deri në vitin 2044 që të hapen këto arkiva”,...

0
Në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i ka bërë thirrje Serbisë që të hapë arkivat që...

Stubb: “Nuk besoj se Rusia do të sulmonte një vend të NATO-s” – paralajmërimet...

0
Presidenti i Finlandës, Alexander Stubb, ka shprehur skepticizëm ndaj paralajmërimeve se Rusia mund të jetë në gjendje të sulmojë territorin e NATO-s deri në...