26.5 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

9 shenja që tregojnë se keni gjetur një shoqe për kokë

1. Ajo është personi i parë që i shkruani kur keni diçka për të thënë

Tashmë është një fakt, biseda e parë e hapur në Whatsapp është gjithmonë ajo me miken tuaj më të mirë, të cilës ju ndjeni nevojën t’i tregoni çdo nuancë të ditës tuaj.

2. Ju e telefononi shpesh njëra-tjetrën

Përveç shkrimit në WhatsApp, të folurit në telefon është një zakon i mirë, veçanërisht për ato që janë larg. Dhe biseda mes jush rrjedh gjithmonë dhe nuk ka momente që nuk dini çfarë t’i thoni njëra-tjetrës.

3. I lexoni mendjen njëra-tjetrës

Thjesht shikoni bff-në tuaj për të zbuluae nëse tashmë është në gjendje të mirë shpirtërore ose nëse ka pasur një ditë të keqe. Dhe ju gjithashtu e dini se çfarë të bëni për të ndryshuar humorin e saj.

4. Dini të argëtoheni duke mos bërë asgjë

Gjithmonë qeshni dhe argëtoheni edhe kur jeni në shtëpi në divan ose kur bëni thonjtë.

5. Qeshni gjithmonë me të njëjtat gjëra

Të gjitha kemi kodet tona, skena të jetuara nga e kaluara dhe idioma që vazhdojnë të të bëjnë të qeshim. Dhe kjo, në fakt, le ta pranojmë: ato nuk vdesin kurrë!

6. Gjithmonë i tregoni gjërat ashtu siç janë

Detyra e shoqes më të mirë është të jetë e sinqertë, të sigurohet që shoqja e saj të mos vuajë, por edhe të mos ia fshehë realitetin. Kjo është arsyeja pse mos hezitoni të jepni këshilla ose të thoni atë që mendoni në të vërtetë.

7. Ju “shtyni” njëra-tjetrën të ecni para

Në punë dhe në hobi jeni fansat e njëra-tjetrës. Besoni në cilësitë e shoqes tuaj më të mirë dhe e inkurajoni atë që të bëjë gjithmonë më mirë dhe të ndjekë aspiratat e saj, edhe nëse kjo mund t’ju bëjë të shihni më pak njëri-tjetrin. Dhe gjithmonë krijoni propozime të reja për aktivitete për të bërë së bashku, nga pazaret tek karaoke.

8. Gjithmonë jepni më të mirën tuaj

Kur jeni bashkë arrini të tregoni vetëm pjesën më të mirë të vetes dhe miqësia juaj bazohet në situata dhe emocione pozitive #solocosebelle #goodvibes.

9. Nuk keni pengesa

Do t’i tregonit gjithçka, si gjatë një seance me një psikolog. Nuk ju vjen turp të tregoni dobësitë tuaja dhe të shiheni si të pambrojtur.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...