27.1 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

Arrestohen 2 persona në Durrës: Operacioni “Zona” zbulon shpërndarësit e drogës

Dy persona janë arrestuar në flagrancë në qytetin e Durrësit, të dyshuar për shpërndarje lëndësh narkotike në doza. Policia njoftoi se shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në kuadër të operacionit policor të koduar “Zona”, lokalizuan dhe ndaluan shtetasit Ermiri Murataj, 33 vjeç, dhe Xhordjan Debrova, 19 vjeç, të dy banues në lagjen nr. 13 të qytetit.

Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj tyre, u sekuestruan dhjetëra doza me lëndë narkotike, të cilat shërbejnë si prova materiale për hetimin.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore, ndërsa hetimet vijojnë për të zbuluar nëse dy të arrestuarit janë pjesë e një rrjeti më të gjerë shpërndarjeje droge në zonë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...