29.5 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Arrestohen babë e bir për plagosjen e tre fqinjëve në Berat

Dy persona, babë e bir, janë arrestuar në flagrancë nga Policia e Beratit, të dyshuar për plagosjen me mjete prerëse të tre fqinjëve të tyre, gjatë një konflikti në fshatin Goriçan, Dimal.

Pas njoftimit të marrë mbi incidentin, shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat shkuan menjëherë në vendngjarje për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit. Si rezultat, shtetasit Xh., 65 vjeç (i dënuar më parë), dhe E. Xh., 24 vjeç, banorë të fshatit Goriçan, u arrestuan në flagrancë.

Të dy akuzohen për veprat penale “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë”, në bashkëpunim, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Hetimet paraprake tregojnë se autorët kanë shkuar në banesën e fqinjit të tyre, shtetasit S. Xh., 49 vjeç, dhe pas një konflikti verbal kanë përdorur thikë dhe kosore për të plagosur këtë të fundit, bashkë me djalin e tij J. Xh., 24 vjeç, dhe të afërmin e tyre E. Xh., 18 vjeç.

Të plagosurit janë trajtuar në Spitalin Rajonal Berat dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Materialet hetimore janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat për procedura të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...